I ftuar në #Click Plus Kryetar i shoqtatës së gazetarëve, Naser Selmani rreth cëshjtes se si duhet kuptuar qasjen e opozitës me 30 mijë amendamentet për këtë ligj ai thekson se Vmro dëshiron të shkaktojë kaos në kuvend, përcjell Almakos.
Selmani thot se Ligji për gjuhët – ose ndryshe shqipen – i kthyer sërish për miratim pas mosdekretimit të nga ana e Presidentit Ivanov, është bërë shkak të rikthimin e trazirave në Kuvendin e Maqedonisë. Ishin deputetët e opozitës ata, posaçërisht të VMRO-së, të cilët krijuan një atmosferë të tensionuar pasi nuk donin futjen e ligjit në rendin e ditës, por edhe që përmes ligjit për gjuhët të tërheqin masën në protesta.
“Atmosferë e tillë e tensionuar mbizotëroi në kuvend gjatë gjithë debatin për rendin e ditës në seancën e Kuvendit. VMRO përmes këtij fjalori po tenton përfitimin e pikëve politike”, ndërkohë nuk është ideja e Vmro’së që të bllokojë ligjin e gjuhës, edhe ata kanë votuar këtë ligj, por ata përmes ligjit duan që të mobilizojnë maqedonasit meqë këta të fundit e kanë kuptuar se emri duhet ndëruar”, deklaroi Selmani në #Click Plus.
Ndërkohë, nën organizimin e shoqatave dhe organizatave të ndryshme, para Kuvendit të Maqedonisë u mbajtën protestë kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve./Almakos

