Gazetari Nijazi Muhamedi, i cili një kohë të gjatë ka punuar si gazetarë dhe redaktor në Radiotelevizonin maqedon, këtë javë ka qenë mysafir në emsionin Pa teklif të Almakos, ku bashkë kemi shtjelluar të fshehtat e propozimit të fundit për zgjidhjen e çështjes së emrit, Republika Ilinditase e Maqedonise.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2187475557959951/
Muhamedi propozimin e fundit e vlerëson si intrigë greko–maqedone, e cila është e drejtuar jo vetëm kundër shqiptarëve në Maqedoni, por kundër shqiptarëve si komb në tërësi.
Duke analizuar propozimin Muhamedi thotë se ai dëshmoi se establishmenti maqedon nuk ka frikë se humbet identiteti maqedon nëse ndryshohet emri i shtetit, porse marrëveshja për emrin duhet ta forcojë lidhjen e drejtpërdrejt të emrit të shtetit me etninë maqedone, si shtet ekskluziv i tyre etnik.
Ai ka kometuar edhe rolin e dëmshëm të partisë shqiptare në pushtet dhe papërgjegjshmërinë e opozitës, si dhe mosinteresimin e qeverisë shqiptare për emërtimin e ri të Maqedinisë, me të cilin bëhen përpjekje për tjetërsimin etnik të shqiptarëve në ilinditas.
Sipas tij, organizimi politik i shqiptarëve në Maqedoni është në kolaps të plotë duke treguar edhe arsyet për gjendjen e palakmueshme të shqiptarëve.
Për të mësuar më shumë lidhur me këto çështje me interes jetik për shqiptarët, ndiqni intervistën e plotë me gazetarin Nijazi Muhamedi.