Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, paralajmëroi takimin e sotëm joformal në Bruksel me gjashtë kryeministrat e Ballkanit perëndimorë, përfshirë këtu edhe mandatarin Zoran Zaev, në cilësinë e “të përcaktuarit për kryeministër”. Ajo tha se qëllimi i këtij takimi është që këta përfaqësues bashkë me BE-në të arrijnë marrëveshje se si të punojnë më mirë në të ardhmen.
“Kjo nuk do të thotë të punojmë për ta, por me ta dhe ai është qëllimi i takimit të sotëm. T’u bëjmë thirrje së bashku që fuqia e qëndrueshme e BE-së, t’i takoj këtu dhe t’i inkurajoj për punë të përbashkët për atë se si vetë rajoni, por edhe rajoni me Bashkimin Evropian të punojnë më mirë pas zhvillimit të fundit të ngjarjeve. Kohë më parë, pati vështirësi, por edhe disa hapa inkurajues, kështu që çdoherë është mirë të takohemi dhe të gjithë së bashku të bisedojmë për hapat që do t’i ndërmarrim për në të ardhmen. Kjo do të jetë mundësi e shkëlqyeshme që të ndërtojmë mirëkuptimin rajonal dhe si të punojmë në rrugën drejt BE-së së bashku”, tha përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Federika Mogerini.
Sipas Mogerinit, Ballkani perëndimor është rajon kyç për BE-në, kur bëhet fjalë për sigurinë dhe parandalimin nga radikalizmi. Ajo shtoi se ekziston bashkëpunim i fuqishëm me ta, lidhur me menaxhmimin e valës së migrantëve dhe menaxhimine kufijve evropian.Ndërkaq sa i përket perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, Mogerini tha se ata tashmë janë Evropë, por se tani qëllimi është për perspektivë për anëtarësim në Bashkimin Evropian të këtyre vendeve.
“Gjithashtu edhe të bisedojmë si BE-ja mund t’i përforcojë mundësitë dhe perspektivat për marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon, bashkëpunim të shtuar mes tyre dhe me Unionin, si dhe konsolidim me atë që e quajmë fuqi transformuese nga perspektiva për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qëllimi është të zhvillohen shoqëri inkluzive, menaxhim i mirë dhe ekonomi të hapura”, theksoi Mogerini.
Mogerini shtoi se përkushtimi i saj, i eurokomisarit Johanes Han, si dhe i tre kryetarëve të institucioneve të BE-së, Zhanklod Junker, Donald Tusk dhe Antonio Tajani është, siç tha ajo,është fuqizimi i përkushtim të institucioneve të BE-së për të punuar në mënyrë të afërt me të gjitha gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor.
Darka joformale e Mogerinit me kryeministrat nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pritet të fillojë rreth orës 20:30. Paraprakisht, sipas informatave të shërbimit evropian për punë të jashtme, Mogerini do të ketë takime bilaterale me kryeministrat dhe me mandatarin Zoran Zaev.
Në takim, Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Serbia nga Aleksandar Vuçiq, Mali i Zi nga Dushko Markoviq, Kosova nga Isa Mustafa dhe Bosnja dhe Hercegovina nga Deniz Zvizdiq.
Mogerini: Do të bisedojmë për të ardhmen e… by tvshenjaofficial

