Deputeti i LSDM-së Jovan Mitreski në postimin e tij në Facebook ka shkruar se janë duke u bërë testet përfundimtare të pjesës mekanike dhe se për disa ditë do të vihet në përdorim pishina e mbyllur e Strugës.
Në pishinën e mbyllur në Strugë, e cila për 15 vite ishte gërmadhë dhe deponi, janë duke u zhvilluar punimet e fundit ndërtimore dhe së shpejti pritet t’u dorëzohet sportistëve dhe qytetarëve strugan.