Askush nuk do të përgjigjet për përgjimet në Maqedoninë e Veriut. Pas ndryshimeve që kanë ndodhur në Kodin Penal, sot ka qenë seanca e fundit për lëndën Target, dhe më pas, të gjithë të akuzuarit, përfshirë ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov do të jenë të lirë.
Pas analizës së prokurorisë, prokurorja sot propozoi që të zbatohet ligji më i butë, gjegjësisht, ndryshimet në Kodin penal zbatohen në pjesën e përgjimit.
Si pasojë, lënda Target vjetërsohet, ndërsa pjesa e lëndës “Fortesa” për shkatërrimin e materialeve vazhdon dhe për këtë do të gjykohen ende, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski ish punonjësit në DSK- Grujevski dhe Boshkovski si dhe e akuzuara e fundit Valentina Simonovska.
Që këtu, tani të gjithë qytetarët që kanë qenë të përgjuar dhe dëshirojnë të fitojnë të drejtat e tyre në procedurë civile, dëmshpërblimin do të mund ta kërkojnë nga shteti pasi që nuk ka të akuzuar dhe të dënuar për përgjimet, kjo nënkupton se nuk kanë nga kush të kërkojnë dëmshpërblim.
Dëmin do ta paguaj shteti, që i bie qytetarët.
Por qytetarët pas këtyre ndryshimeve në Kodin Penal, do të duhet t’i dëmshpërblejnë edhe Mijallkovin dhe të akuzuarit tjerë. Nëse kërkojnë, ata duhet të paguajnë të gjitha shpenzimet për avokatët, të gjitha paratë që i kanë shpenzuar për raportet e përgatitura të mbrojtjes, të gjitha ditët e kaluara në paraburgim.
Enis Murtezi /SHENJA/