Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka thënë se nuk është e vërtetë se Struga nuk do të lidhet me Korridorin 8. Në një deklaratë për media, Mickoski porositi qytetarët e Strugës që të mos shqetësohen sepse nuk do të lejojë asnjë qytetarë që të ndihet i anashkaluar. Kryeministri bënë me dije se përfaqësues të UNESCO-s do të vijnë në vendin tonë dhe në qershor do të vendoset se çfarë do të ndodhë me atë pjesë të korridorit që është e mbrojtur nga UNESCO.
MARKETING
Hristijan Mickoski, kryeministër
“E vërteta është kjo, Qeveria e kaluar nga realizimi i korridoreve 8 dhe 10 D, për tre vjet ka realizuar vetëm paradhënie dhe nga ajo paradhënie me siguri ka paguar provizion. Këtë e ka realizuar Qeveria e kaluar dhe disa parti që sot kritikojnë. Së dyti, linja e cila është tërhequr është në perimetrin që mbrohet nga UNESCO… Do ta dijmë në qershor se çfarë do të ndodh. Sot dhe dje ministri Mucunski është në Paris dhe është në bisedime me përfaqësues të lartë të UNESCO-s edhe ato do të vijnë në Maqedoni dhe nëse ajo trajektore që e kanë paraparë do të jetë diskutabile nga UNESCO, do të kërkojmë zgjidhje tjetër ”.
Ai theksoi se nuk do të lejoj polarizim etnik, të cilin sipas tij po tenton ta bëjë opozita dhe disa media.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Tentimet për polarizim etnik nga ana e opozitës, sidomos partive opozitare dhe mediave të caktuara nuk do të komentoja dhe nuk do të lejoj që derisa unë të jem kryeministër i vendit të ketë polarizim etnik në shtet, për shkak se nëse e shohim ashtu atëherë në komunat Kërçovë, Debarc, Ohër, Strugë dhe Vevçan shumica e popullatës janë maqedonas, ashtu që unë politikan të caktuar opozitar nga kampi politik shqiptar nuk do t’i komentoj”.
Kryeministri Hristijan Mickoski ngriti pikëpyetje për angazhimin e Qeverisë së Shqipërisë duke thënë se autostrada nga ana e tyre nuk do të jetë deri në Qafthanë dhe nuk do të jetë as “rrugë express”.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Është mirë që kjo pyetje të ju parashtrohet politikanëve shqiptarë, jo në Maqedoni por në Shqipëri, sepse autostrada nuk do të jetë deri në Qafthanë, nuk do të jetë as rrugë express, por do të jetë 20-25 kilometra para Qafthane”.
Reagimet në opinion për devijimin e mundshëm të Korritodit 8 nisën pasi para disa dite kryeministri Hristijan Mickoski tha se për shkak të UNESCO-s segmenti nga Trebenishta deri në Qafë Thanë prej 57 kilometrave tani për tani nuk do të ndërtohet.
Emine Ismaili /SHENJA/


