Ligji i shumëpërfolur për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat së shpejti pritet të kalojë në seancë qeveritare. Kështu bëri të ditur kryeministri, Hristijan Miskoski. Ai sqaroi se më pas i njëjti do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, filtër i fundit para se të hyjë në procedurë parlamentare.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Gati është ligji për Përfaqësim të Drejtë, pritet në seancat e radhës të qeverisë të kalojë, të informohet publiku, pastaj do ta çojmë në komisionin e Venecias për mendim, normalisht do të presim mendim nga Komisioni i Venecias, dhe të shohim, nëse kemi bërë diçka mirë, menjëherë e e lëshojmë në procedurë parlamentare”.
Mickoski tha se ky ligj është bërë me shumë kujdes, duke u konsultuar me shumë ekspertë kushtetues, pasi siç tha i pari i Qeverisë, ka parti politike që merren me nacionalizëm.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Nuk na duhet ndasi tani, kur po përpiqemi që ta bashkojmë shoqërinë. Është kategori kushtetuese dhe duhet të respektohet, njëjtë siç është kategori kushtetuese se gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe shkrimi qirilik, kurse bashkësitë që janë më tepër se 20%, në këtë rast shqiptarët, në nivel qendror mund ta përdorin gjuhën shqipe si gjuhë të tyre, si gjuhë zyrtare”.
Kujtojmë se shfuqizimit të Balancuesit vitin e kaluar nga Gjykata Kushtetuese, Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat vjen si përpjekje për të siguruar barazi dhe përfaqësim të balancuar në institucionet publike.
Samir Mustafa /SHENJA/