Komiteti Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit – ka zhvilluar seancën e rradhës në të cilën veç ministrave ka marrë pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski. Në fjalimin e tij, kryeministri Mickoski mes tjerash tha se Ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm nuk janë vetëm kërcënime për sigurinë – ato janë tregues të dobësive më të thella në sistem. Dhe për këtë arsye, lufta kundër tyre nuk mund të izolohet, por duhet të zhvillohet paralelisht me forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe besimin publik.
Sipas Mickoskit, puna e këtij Komiteti është me rëndësi të veçantë për stabilitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e shtetit. Duke folur për temën në fjalë, kryeministri foli edhe për korrupsionin dhe dështimin institucional.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
Ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm nuk janë vetëm kërcënime për sigurinë – ato janë tregues të dobësive më të thella në sistem. Dhe për këtë arsye, lufta kundër tyre nuk mund të izolohet, por duhet të zhvillohet paralelisht me forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe besimin publik.Gjithashtu, me këtë rast, më lejoni të trajtoj një temë të afërt, por shumë të rëndësishme. Kjo është lufta kundër korrupsionit. Kur morëm përgjegjësinë e udhëheqjes së vendit, gjetëm institucione të ngatërruara në një rrjet abuzimi, klientelizmi dhe korrupsioni sistemik.
Sipas tij korrupsioni nuk ishte një fenomen por ishte kthyer në rregull, ndaj siç tha kryeministri ishte një nga betejat e para dhe më vendimtare.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
Në atë luftë, kemi konfirmimin e parë të madh nga bashkësia ndërkombëtare. Pas viteve të tëra errësire institucionale, raporti i GRECO-s, i cili u publikua dje, është një sinjal se Maqedonia po ecën përpara, drejt një sistemi që funksionon. GRECO konfirmoi se Maqedonia po lë pas epokën e drejtësisë selektive dhe pandëshkueshmërisë politike. Duke mbyllur procedurat e harmonizimit, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit i Këshillit të Evropës ka dërguar një mesazh të qartë: se ka rezultate të dukshme.
Ndryshe, Komiteti Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit është themeluar në fund të janarit 2025 dhe si koordinator i të njëjtës është emruar ish deputeti i PLD-së, Pavle Trajanov, partia e të cilit aktualisht është në koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Mevludin Imeri /SHENJA/