Kryeministri Hristijan Mickoski qartëson deklaratën e tij për zgjedhje. Thotë se këtë vit zgjedhje nuk do të ketë, por nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Mirëpo, thekson se dëshira e tij është që zgjedhjet të jenë të rregullta, gjegjësisht në vitin 2028.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Disa parti janë frikësuar nga ajo deklaratë, i ndjekë. Qëndrimin tim ju e dini. Qëndrimi im është që zgjedhje këtë vit nuk ka. Ky është vit i reformave dhe i konsolidimit. Do të doja të kishim zgjedhje të rregullta, të cilat do të ndodhin së shpejti, pranverën e vitit 2028. A është viti 2027 opcion, dijeni se VMRO-DPMNE është gjithmonë e gatshme të shkoj në zgjedhje dhe të fitoj, por atë që ne tani po e bëjmë tani është janë reformat dhe të rrisim aktivitetin ekonomik”.
Edhe LSDM thotë se është e gatshme për zgjedhje, për siç thonë ata ta kthyer shtetin në rrugën e vërtetë. Ndërsa, akuzon pushtetin se po organizojnë zgjedhje pasi ju kanë mbaruar paratë për tendera.
Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së
“Siç ka paralajmëruar LSDM prej muajsh – kur paratë për tendera dhe mbushje xhepash të mbarojnë, organizata kriminale VMRO do të fillojë menjëherë përgatitjet për zgjedhje. Pas dy vitesh në pushtet, Mickoski nuk ka përmbushur asnjë premtim, asnjë rezultat, nuk ka zgjidhje për ekonominë dhe Maqedonia është e bllokuar në rrugën evropiane”.
Një ditë më parë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari inkurajoi kryeministrin që sa më parë t’i bëjë thirrje kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për siç tha ai, t’i mundësuar lehtësimin dhe debllokimin e procesit eurointegrues të vendit, i cili po mbahet peng nga kjo qeveri.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/


