Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron riformatim të Qeverisë pas zgjedhjeve, por edhe ndryshime në partinë VMRO-DPMNE. Këtë deklaratë Mickoski e dha gjatë fjalimit të tij në Panairin – Llogaridhënia “4 vjet punë për ty”, në të cilën ai tregoi për punën që e kanë bërë kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së dhe çfarë premtojnë për 4 vitet e ardhshme qeverisje me pushtetin lokal.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Menjëherë pas zgjedhjeve, do t’i hapim dyert e partisë për ndryshime të reja dhe për njerëz të ri, edhe në Qeveri do të ketë riformatim dhe përmirësim të kapaciteteve. Kjo nuk do të thotë që personat që do të zëvendësohen kanë qenë të këqij ose neglizhentë, por qeveria gjithmonë ka nevojë për kapacitete të shtuara, një ritëm edhe më të fortë për ndryshimet që po bëjmë”.
Mickoski i vendosur, thotë se këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri, sepse kjo parti shton ai edhe shumë gjatë do të mbetet në opozitë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Një person më tha, po e përgatisni BDI-në që të ju bëhet partenr në Qeveri. Përgjigjja ime direkte është, BDI edhe një kohë të gjatë do të jetë në opozitë, sepse deri tan i nuk e ka marrë asnjë mësim. Nuk i çuam në opozitë që të kthehen në pushtet pa marrë asnjë leksion. Ata atje e kanë vendin me partnerin e tyre të koalicionit në krim dhe sulme ndaj Maqedonisë, LSDM. Unë do të jem shumë i qartë dhe preciz, këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri”.
Mickoski gjithashtu shtoi se BDI dhe LSDM kanë plan të fshehtë dhe ai plan nuk është për qytetarët, por është kundër tyre.
Emine Ismaili /SHENJA/