
Prej nesër rikthehet bora në vend, ndërsa reshjet më intensive do të jenë në perëndim dhe në pjesën jugore të vendit, njoftojnë nga Enti hidrometeorologjik në vend. Por metorologët thonë se reshjet e kësaj jave të borës nuk do të jenë me intensitetin e reshjeve të javës që lam pas. Edhe temperaturat gjatë javës do të shënojnë ngritje, ndërsa deri në fundjavën e ardhëshme ata pritet të ngriten mbi zero. Reshjet më të dobëta të shiut dhe borës do të jenë të martën dhe të premten, ndërsa më intensive të hënën, të mërkurën dhe të enjten.
“Prej nesër rajoni jonë do të bjerë nën ndikim të masave të lagta dhe më të fohta ajrore, për çka do të kemi përsëri reshje të borës, ndërsa reshje të shiut dhe borës vetëm në rajonet jugore të vendit. Më shumë reshje priten në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit tonë, ndërsa temperaturar nesër dhe pasnesër do të zbresin në interval -9 deri në -1 gradë celsius ndërsa temperaturat e ditës do të jenë nga -3 deri në 4 gradë. Vërshime më të dobëta do të ketë të martën, ndërsa të mërkurën, pasditë dhe në orët e darkës presin reshje më të mëdha të borës, vetëm në skajet e juglindjes reshje të shiut dhe bores”, tha sinoptikania Lençe Rizova.
Sinoptikanët paralajmërojnë se nga dita e premte do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë, ndërsa temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Meteorologët: Na pret mot me borë, shi, por… by tvshenjaofficial

