Këtë vit nuk do të ketë studime të disperzuara në Universitetin “Shën Kirilli dhe Metodi”, me kërkesë të vetë këtij universiteti e me miratimin e Qeverisë. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se studimet e disperzuara këtë vit edhe në Univerzitetet tjera do të jenë të reduktuara, duke mos precizuar se cilët do të jenë ato. Edhe pse u përfol shumë që edhe për Universitetin e Tetovës nuk do të ketë studime të disperzuara nëpër vendbanimet e tjera, nga Ministria e Arsimit mohojnë se tek ata ka arritur një kërkes e tillë.
“Deri në këto momente, tek ne nuk ka arritur kërkesë për heqje të studimeve të disperzuara të Universitetit të Tetovës, por një kërkesë e tillë është bërë vetëm nga Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodi, e cila kërkesë tashmë është miratuar”, thonë nga Ministria e Arsimit.
Nga Unioni Studentor i Universitetit të “Shën Kirilit dhe Metodit” thonë se ideja për formimin e studimeve disperzuese si ide ishte e mirë por para 9 viteve, që ata studentë të cilët nuk kanë pasur mundësi të mjaftueshme finansiare për shkollim, kanë mundur që studimet t’i vazhdojnë nëpër qytete e tjera. Megjithatë, studentët thonë se porblemi është paraqitur në momentin kur çdo vit e më shumë filloi përhapja e më shumë studimeve të disperzuara nëpër universite, bëri që shkollimi të mos jetë më efikas dhe kualitativ.
Edhe profesori universitar Mersel Bilalli, ndan të njëjtin mendim se studimet e disperuara kanë shkaktuar vetëm kuantitet dhe se një vendim i tillë ka qenë vetëm përbushja e qëllimeve politike sepse asnjë rezulatat pozitiv nuk ka sjellë gjatë gjithë kësaj kohe.
“Mendoj se edhe projekti i dipserzimit i cili si i tillë ishte politik, me qëllim që të përfshihet një konstatim poshtu absurd megaloman që 97 % të studjojnë dhe gjithë ajo u shnëdrrua në kuantitet. Kemi luftë pra tani mes kualitetit dhe kuantietit, ose do të kthehemi në kualitet, ose do ta mbajmë kuantitetin i cili nuk shërben asgjë, vetëm që devalvon institucionet prej studentëve, kur brenda atij isntitucioni diplomojnë student të cilët nuk e kanë vendin aty”, thotë profesori universtitar, Mersel Biballi.
Edhe përkundër kësaj ka edhe studentë të cilët janë kundër një vendimi të tillë pasi sipas tyre do të jetë shumë i kushtueshëm transporti i tyre për në Shkup dhe madje për shkak të kushteve finansiare mund të vijë edhe deri te ndërpreja e tërësishme të studimeve.
Emine Ismaili /SHENJA/

