Me rastin e festës së Kurban Bajramit, gjatë ditës së sotme është zhvilluar therja e kurbanëve si pjesë e një aksioni humanitar që synon të ndihmojë familjet në nevojë në mbarë Maqedoninë e Veriut. Aksion ky që është organizuar nga Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe organizatën kulturore “MERHAMET”.
Utkuhan Yildirim, nga Gjysëm Hëna e kuqe tha se do t’u dalin në ndihmë 2 300 familjeve në nevojë, në kuadër të prerjes së kurbanit. Ai tha se pas shpërndarjes së kurbanëve do të rikthehen në vendin e tyre por, për të ndihmuar gjithmonë janë janë këtu në Maqedoninë e Veriut.
Utkuhan Yildirim, kreu i delegacionit Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë
“Ju përshëndesim juve ….. tw Shkupit dhe ju urojmë Bajramin. Këtë vit do të ndihmojmë rreth 2 300 familje dhe persona që kanë nevojë për mbështetje, në kuadër të prerjes së kurbanit. Do të presim 490 kurbane, të ofruara nga bamirës në Maqedoninë e Veriut, dhe pas shpërndarjes së ndihmave, do të kthehemi në shtetin tonë. Gjithmonë jemi këtu për Maqedoninë e Veriut dhe i falënderojmë sinqerisht bamirësit për ofrimin e ndihmës”.
Ndërkaq, në deklaratën e tij për tv Shenja, hoxhë Ridvan Xhaferi, thekson posaqërisht se mishi i kurbanëve do të shpërndahet në mbi 2000 familje, me fillim nga Kumanova dhe më tej në rajone të tjera të vendit. Sipas tij, ky veprim simbolizon jo vetëm sakrificën dhe devotshmërinë që përcjell festa, por edhe vlerat universale të solidaritetit dhe ndihmës ndaj tjetrit. Ai po ashtu thekson se ky aksioni vjen si dëshmi e bashkëpunimit të vazhdueshëm me shtetin Turk, të cilët çdo vit janë të pranishëm me ndihma në vendin tonë dhe në shumë vende të tjera të botës.
RIDVAN XHAFERI, MERHAMET
“Sot jemi këtu me gjysëm hënën e kuqe të Turqisë në bashkëpunimme kryqin e kuq dhe organizatën kulturore MERHAMET, një aksion i cili është marrë për t’i ndihmuar me mish kurbani, familjet në nevojë, ku do të përfshihen mbi 2000 familje duke filluar nga Kumanova, pothuajse do të përfshihet e gjithë Maqedonia e Veriut dhe këtu ne jemi shumë falenderues për shtetin e Turqisë”..
Festa e Kurban Bajramit është një mundësi për të treguar solidaritet dhe përkujdesje ndaj atyre që kanë nevojë dhe më së miri këtë e tregoi edhe aksioni i sotëm nga Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe organizatën kulturore “MERHAMET”, nga ku përmes këtij veprimi, u përcoll një mesazh i qartë që besimi, mirësia dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit janë vlera që na bashkojnë të gjithëve.
Anida Murati /SHENJA/