Mbi 600 policë të diplomuar protestuan sot para MPB-së, për shkak të zvarritjes së punësimit të tyre nga ana e ministrisë së brendshme dhe ministrisë së Financave. Policët deklaruan se tashmë pesë muaj po u zvarritet punësimi. Elena Millanovska, njëra nga protestueset deklaron se u duhet mundësi që të dëshmohen dhe të zbatojmë të gjithë atë që mësuan. Por se u duhet edhe mundësi për ekzistencë.
“Tashmë tre muaj kaluan nga betimi jonë i fundit dhe pesë muaj kalojnë prej kur e mbaruam me sukses trajnimin tonë njëvjeçar në qendrën për trajnim, dhe çështja jonë se kur do të punësohemi ende nuk është zgjidhur. Ju lusim ta kuptoni porosinë dhe ajllin tonë, distancohemi nga lidhjet me parti politike dhe nuk duam të jemi viktima të asnjë sistemi politik. Ndër të tjera në MPB ka mungesë të kuadrit dhe për këtë arsye në qendrën për trajnim fillon të trajnohet grup tjetër prej 660 kandidatë, ndërsa ne 660 të trajnuarit ende nuk jemi punësuar”, ka thënë Elena Millanovska, police e diplomuar
Policët e diplomuar thonë se problemi qëndron tek ministria e financave, pasi nuk dëshiron të ndajë mjete për punësim edhe për tre kandidatët të cilët e kanë kryer me sukses trajnimin, madje duke pasur edhe pikë të barabarta me kolegët tjerë.
“Na premtuan që të pranohemi 598-të, dhe ata pesë të presin dhe të rregullohen, por ne presim të ndërmerret ndonjë hap që të pranohen të gjithë 603 kandidatët për shkak se të gjithë me sukses e përfunduam trajnimin, dhe në pajtueshmëri me konkursin dhe pikët që duhej të fitohen të gjithë i fituan dhe pse mos të pranohemi të gjithë”, ka deklaruar Benjamin Kerimi, Polic i diplomuar.
Policët e diplomuar thonë se deri më tani kanë pasur disa takime me ministrin e brendshëm i cili u ka dhënë disa afate, të cilat nuk janë respektuar. Ata thonë se kërkojmë përgjigje me shkrim, si garancë se edhe pesë kolegët e tyre do të pranohen.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Mbi 600 policë protestojnë para MPB-së by tvshenjaofficial