Festë, buzëqeshje dhe atmosferë gëzimi kanë mbushur sot rrugët e Shkupit, në kuadër të manifestimit tradicional “Kandilat e Bajramit”. Nën tingujt e muzikës dhe atmosferës festive, fëmijët kanë udhëtuar me autobus panoramik, duke përshkuar rrugët e Çairit, nga Xhamia Mustafa Pashë deri në Sheshin “Skënderbeu”. Aktivitet ky i organizuar nga Shoqata Kulturore Vizioni M në bashkëpunim me Shoqatën Edukative Parimi që çdo vit sjell gëzim, ngjyra dhe emocione. Ky organizim, që tashmë është kthyer në traditë nga shoqata kulturore Vizioni M, synon të përcjellë frymën e Bajramit dhe të gëzojë më të vegjlit me surpriza dhe dhurata.
Emrin Demiri, Vizioni M
“Siç e dimë, ç’do vit në mënyrë tradicionale ne organizojmë manifestimin kulturor “Kandilat e Bajramit”, një manifestim tradicional që e kemi bërë tashmë e disa vite. Marshuta fillon me autobus nga këtu ku jemi tani nga Mustafë Pasha, pastaj do të vazhdojë rrugëve të Çairit ku fëmijët do ta paralajmërojnë bajramin me këngë festive. Derisa autobusi lëviz, shoqata edukative Parimi vetëm se ka filluar me ekspozitën artizanale nën hijen e xhamisë të Murat Pashës tek sheshi. Pastaj pasi të përfundojë ruta e autobusit, përfundon tek sheshi skëndërbeu do të ndajmë edhe disa dhurata për fëmijët. Ky organizim është që tua mësoj fëmijëve festën, përgaditjen e festave, kulturën islame, e të gjitha këto. Mesazhi ynë për fëmijët dhe për qytetarët, të jemi të lumtur, të festojmë së bashku, dhe urime bajramin”.
Ndërkaq, fëmijë të shumtë, të shoqëruar me muzikë dhe aktivitete festive, kanë sjellë ngjyra dhe gjallëri, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë për qytetarët. Ku veçanërisht edhe fëmijët me shumë entuziazëm treguan se me sa gëzim e presin festën e Bajramit.
Fëmijë
“Prej këtij bajrami pres që të gëzohemi shumë për bajram. Po me shoqe me të shtëpisë, po. Urime Bajramin të gjithëve muslimanëve dhe inshaallah gzoheni për këtë festë të shenjtë”.
Fëmijë
“shum jam gëzu, bonbona, sheqera, po kam ble, me tshpis”
Sinkron: fëmijë 2
“urime bajramin”
Sinkron: fëmijë 5
“Shum, po shumë, po, Urime Bajramin”.
Manifestimi “Kandilat e Bajramit” solli një atmosferë të ngrohtë festive, duke bashkuar fëmijët dhe qytetarët në një ditë plot gëzim e ngjyra. Aktiviteti ka vijuar më pas me një ekspozitë arti, valle tradicionale, këngë dhe shumë dhurata për më të vegjlit, duke e bërë këtë festë edhe më të veçantë dhe të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Anida Murati /SHENJA/


