Dita e Alfabetit shqip, u kujtua edhe në qytetin i cili jetësoi nismën për themelin e një alfabeti të unifikuar shqip, në Manastir. Qytetarë të shumtë prisnin në radhë për të vizituar Muzeun e Alfabetit. E për vizitë ishte edhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendës kryeministri Izet Mexhiti, ministra, deputetë të VLEN-it dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në vend. Por, të pranishëm nuk kishte asnjë përfaqësues nga partia bashkëqeverisëse në pushtet, VMRO -DPMNE. Ata u pritën nga drejtori i Muzeut Nuer Arsllani.
Në deklaratën për media pas vizitës në Muze, zv kryeministri Mexhiti tha se ky muze meriton më shumë prandaj premtoi se si Qeveri do të punojnë më shumë në digjitalizimin dhe modernizimin e muzeut, për të tërhequr sa më shumë vizitor, pasi siç tha kjo është një vlerë kombëtare për të gjithë shqiptarët.
Izet Mexhiti, zv kryeministër
“Muzeu i Alfabetit meriton më shumë dhe në emër të Qeverisë së RMV-së premtojmë që viteve të ardhshme do të kemi një muze më modern, më të digjitalizuar që afron shumë më afër ambientin dje atmosferën e Kongresit të Manastirit”.
Me këtë rast u shpalos edhe një pllakë përkujtimore që sjellë në vemendje atë që në këtë shtëpi ishin mbajtur aktivitetet e Kongresit që kishin zgjatur nga 14-22 nëntor.
Në Manastir gjithahstu u mbajt edhe një ekspozitë kushtuar kësaj date, një panel diskutimi dhe kulmoi me një koncert, kushtuar ditës së Alfabetit.
Emine Ismaili /SHENJA/