Partia opozitare LSDM sot ka ngritur pretendime të reja për afërsinë e supozuar të kreut të VMRO-së e personin e njohur si Sime. Më herët partia opozitare ka publikuar një foto të këtij personi me Mickoskin, duke kërkuar përgjigje rreth afërsisë së tyre.
Në videon që e ka siguruar Ekipi Kundër Korrupsionit i LSDM-së, shihet personi duke qëlluar me pushkë automatike në mes të ditës, ndërsa citon politikanin radikal serb Vojsllav Sheshel, ndërkohë që në sfond duket edhe flamuri rus.
“Derisa Shesheli ishte serb thoshte: Këshilltarët e mi ligjor nuk janë mbrojtësit e mi, luftëtarët e mi dhe nuk e kanë të patjetërsueshme t’i plotësojnë kushtet e të mbojturit. Ata e kanë patjetër t’i plotësojnë ato kushte të cilat unë ua shkruaj. Ju edhe më tej vazhdoni të shqetësoheni për përgatitjen time të mbrojtjes…”
Opozita ngriti një sërë pyetjesh në lidhje me reagimin institucional. LSDM pyet se si është e mundur, nëse pretendimet janë të vërteta, që një sjellje e tillë të kalojë pa u sanksionuar ndërsa nuk reagon asnjë institucion. “Kush mund të qëllojë me armë automatike pa u shqetësuar se do të arrestohet. Vetëm dikush që është i mbrojtur nga qeveria dhe i lidhur drejtpërdrejt me të mund ta bëjë këtë”, thekson partia opozitare. /SHENJA/


