LSDM edhe sot ka kërkuar nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov që të dorëzoj mandatin për formim të Qeverisë, kryetarit të kësaj partie Zoran Zaev. Sipas LSDM, interesi i lartë shtetërorë është që të mundësohet sa më shpejtë formimi i Qeverisë.
“Shumica parlamentare do të realizoj obligimin e saj para qytetareve, të formohet Qeveria e re e cila do t’i realizoj reformat e nevojshme. Ky proces ka filluar me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Para qytetarëve dhe para Gjorge Ivanov do të riafirmohen edhe përcaktimi i shumicës për Maqedoni unitare, e cila do të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe të ardhmen evropiane të shtetit”, kanë thënë nga LSDM.
Ata kanë shtuar se duhet të ndërpriten të gjitha gënjeshtrat në lidhje me gjoja kërcënimet për interesat nacionale me të cilat thonë ata, Nikolla Gruevski për interesa personale po i shqetëson qytetarët.
Nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE kanë thënë se LSDM dhe kryetari i kësaj partie Zoran Zaev me tentimin ilegal për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit dhe për këtë, thonë ata, duhet të bartin përgjegjësi.
“Zaev dhe LSD përveç krizës politike kanë futur Maqedoninë edhe në krizë juridike. Kanë krijuar precedent juridik me të cilat në të ardhmen hapet mundësi për votim joligjor të dygjuhësisë, të bankënotave dhe uniformave, gjenocidit si dhe elementet tjera nga Platforma e Tiranës, pa u respektuar vullneti i qytetarëve”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.
LSDM dhe Zaev, theksojnë nga VMRO-DPMNE, katër ditë heshtin për flamurin shqiptarë në kabinetin e zgjedhur në mënyrë ilegale, ashtu siç kanë heshtur dhe qëndruar kur është kënduar himni i shtetit të Shqipërisë në Kuvend.
www.dailymotion.com/embed/video/x5l6zyz” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
LSDM dhe VMRO vazhdojnë përplasjet përmes… by tvshenjaofficial