“Mickoski nuk është lider i pavarur, por marionetë nën ndikimin e Beogradit, që e vë vendin tonë në rrezik regresi dhe izolimi nga Evropa”. Kështu e akuzoi sot LSDM-ja opozitare kryeministrin Hristijan Mickoski, duke shtuar se kjo nuk është vetëm akuzë e tyre, por se këtë e vërtetojnë edhe shumë raporte dhe artikuj të mediave ndërkombëtare.
LSDM
“Dy ditë më parë, gjithçka ndryshoi: arrestimi i Nicolas Maduros nga forcat amerikane çoi në akuza për narkoterrorizëm dhe pastrim parash. Vuçiq, i cili deri dje e vlerësonte Trumpin, tani po e sulmon drejtpërdrejt atë (personalisht dhe përmes një programi të koordinuar special në median e tij), duke e quajtur veprimin ‘shkatërrim të së drejtës ndërkombëtare’ dhe ligjit i ‘më të fortit’, dhe duke paralajmëruar një dyfishim të kapaciteteve ushtarake serbe për ‘mbrojtje’”.
Kumtesat e gjata të dërguara nga Beogradi, të shkruara nga ish-këshilltari i Zaevit, Bashanoviq, me një analizë kryesisht të skenës politike në Serbi, e bëjnë Venkon një opozitë të fuqishme në Serbi, jo në Maqedoni. Kështu ju përgjigjën opozitës maqedonase nga VMRO-DPMNE-ja.
VMRO-DPMNE
“VMRO-DPMNE nuk përzihet në situatat politike në Serbi dhe për ne interesi i vetëm është interesi i qytetarëve maqedonas. Por obsesioni i Venkos me Serbinë, me njoftime për shtyp të përkthyera keq nga serbishtja, synon ta shndërrojë Venkon në një Sheshel të vogël”.
Nga VMRO shtojnë se Venko me vizë të artë nga Dubai, biznese dhe llogari në Bullgari, dhe mentorë politikë nga Serbia, me Zaevin si kujdestar të tij, nuk mund të jenë e ardhmja e këtij vendi.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/


