Reagimet dhe akuzat për punsimet, nuk kanë munguar as edhe në kampin politik maqedonas. Partia opozitare, LSDM, theksonë se Maqedonia e Veriut po paguan shtrenjtë për siç thonë, paaftësinë e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit. Sipas tyre, që nga ardhja e kësaj qeverie, numri i të punsuarve është ulur për 17.000.
LSDM
“Të dhënat janë tronditëse, duke treguar se pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE-së në vitin 2024, do të ketë mbi 17,000 punonjës më pak në vend.Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i politikave ekonomike katastrofike, kaosit dhe pasigurisë, si dhe braktisjes së politikave që LSDM-ja vendosi për një ekonomi të qëndrueshme dhe të qëndrueshme”.
Nga LSDM vlersojnë se tregu i punës po tkurret, ndërsa popullsia prodhuese është e zhgënjyer dhe po largohet, duke akuzuar se qeveria nuk ka strategji, nuk ka asnjë vizion dhe nuk ka asnjë masë për të ruajtur dhe krijuar vende të reja pune. Sipas opozitares, këto janë pasojat e qeverisjes së Mickoski-t, duke rritur pasigurinë për të rinjtë, duke vënë në rrezik sistemin e pensioneve dhe duke e lënë sektorin privat të kujdeset për veten e tij.
Samir Mustafa /SHENJA/