Në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni “Alsar” dhe Shtëpia Botuese “Logos A”, në Tiranë të Shqipërisë, është bërë ceremonia e promovimit të veprave studimore që përbëhen nga tetë vëllime, të profesorit Ismail Ahmedit, një kolanë veprash më shumë se shkencë.
Në këtë promovim morën pjesë një numër i madh intelektualësh, profesorë universitar, akademik, botues, studiues, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, nënkryetari i kuvendit, Hysni Ismaili, dhe fytyra të tjera publike.
Nikoqiri dhe kryetari i Fondacionit “Alsar”, Mehdi Gurra, tha se prurjet e këtij botimit, do t’i shërbejnë studiusve si një informacion i rëndësishëm. Sipas Mehdi Gurrës, ata janë një dhuratë e shkëlqyer për vendin, si një trashëgimi e nevojshme që ju lihet brezave të ardhshëm.
MEHDI GURRA, KRYETAR I FONDACIONIT ALSAR
“Duke vlersuar rëndësinë e veprëns studimore të profesor Dr.Ismail Ahmedit, Hafiz Ali Korça, jeta dhe vepra e tij, si një produkt i një punë serioze dhe shkencore, me literaturën e saj sografike, në hulumtim të thellë, të burimeve të saja, autentike dhe dokumentare, vendosem ta ribotonim 3 vite më parë, këtë vepër monumentale, duke risjell edhe njëherë atmosferën e periudhës së lavdishme të rilindjes tonë kombëtare”.
Ndërsa, profesori universitar dhe kryetari i Shtëpisë Botuese “Logos A”, Adnan Ismaili, deklaroi se profesori Ismail Ahmedi është njëri ndër studiuesit më të shquar, në fushën e studimeve të gjuhës dhe kulturës arabe, si dhe në fushën e studimeve islame.
ADNAN ISMAILI, PROFESOR DHE KRYETAR I SHTËPISË BOTUESE LOGOS-A
“Përvoja akademike dhe shkencore e profesor Ismail Ahmedit, ka vlerë të madhe, pikërisht për shkak të përpjekjeve të tij të vazhdueshme, që ka bërë në ringjalljen e diciplinave të gjuhës dhe letërsisë arabe në trojet shqiptare. Libri i tij gjuha bashkëkohore arabe, që në kompletin e botuar nga Shtëpia Botuese Logos A, është vepra numër 4.”
Ndërkaq, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të gjithë studiusve shqiptarë ju uroi punë të pa ndalshme, pasi sipas Ahmetit, kështu do të del në sipërfaqe të gjithë ata autoritete shqiptare, që kanë kontribuar historikishtë në ngritjen e edukumit, shkollimin dhe përfaqësimin e njerëzve.
ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“E kaluara jonë është një begati, është një thesar i pashtershëm kombëtarë dhe të gjithë ata që punojnë për të zbuluar këto thesare janë kontribues të mëdhënjë në shkencës dhe përparimin e shqiptarëve, sepse ata të cilët e harrojnë të kaluarën, nuk mundë të ndërtojnë të ardhmen”.
Ndërkaq, nënkryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, tha se arti dhe shkenca janë krejt ndryshe nga politika.
HYSNI ISMAILI, NËNKRYETAR I PARLAMENTIT TË MAQEDONISË SË VERIUT
“E dini mirë se në shkencë është diçka tjetër, është një diciplin ekzakte, ku 2+2 bëjnë 4, dikush e ka zbuluar, ose ju e zbuloni, ose ju e studioni edhe aty fletë mendja truri, ndenjat dhe shpirtërisht pushon, ndërsa në artë dhe letërsi, ndoshta truri pushon, por hapëron shpriti , e mer primatin, por politika është diçka tjetër, një lojë tjetër, me lojëra tjera, ku ndoshta ka më shumë dredhi dhe demagogji, se sa punë, po flas për kontekstin shqiptarë.”
Kam nderin dhe kënaqësin të marrë pjesë në promvimin e kësaj serie të tetë vëllimeve kapitale të profesor Ismail Ahmedit, i cili lerë gjurmë të pa shlyeshme në veprimtarin e krijimtarisë letrare dhe të gjuhësisë. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Kam bindjen, që pa veprën e profesor Ismail Ahmedit, vet roli dhe figura e HafIz Ali Korçës, sa do që është figurë e ndritur, luftëtarë dhe ideolog i kohës, ballistë i pa tundur dhe i presukuar dhe më pastaj nga sistemi, mund të mos kishte vendin e merituar në historinë tonë, nga mungesae hapjes së dokumenteve dhe letrave të kohës, gjë për të cilën falenderoi shumë profesorin Ismail Ahmedi.”
Në këtë promovim , të pranishmit kishin fatin të ndëgjojnë edhe kumtesat nga profesorët të cilët ishin prezent, ku profesori Xhevat Lloshi tha se është e pa mundur në një fjalim të shkurtër të trajtohen të gjitha pra tetë vëllimet – veprat e Ismail Ahmedit.
XHEVAT LLOSHI, PROFESOR DOKTOR
“Shkrimi i vitit 1990, i Ismail Ahmedit, është në thelb , paraqitja e HafIz Ali Korçës, mbushur me përndjekje dhe burgime, por pa u tutur që të vazhdojë me besim të pa tundur në drejtësinë e veprës dhe veprimtarisë së vet”.
Profesori Milazim Krasniqi, o fokusua kryesisht tek siç tha ai, kryevepra e Ismail Ahmedit, e cila është “Jeta dhe vepra “ e Hafiz Ali Korçës. Krasniqi këtë kumtesë madje e titulloi me titullin, ”Profesor Ismail Ahmedi, na e zbuloi kolosin e atdhetarizmit të diturisë Hafiz Ali Korça”.
MILAZIM KRASNIQI, PROFESOR UNIVERSITAR
“Me të vërtëtë injorimi i kontributeve atdhetare dhe vlerave letrare dhe kulturore të Hafiz Ali Korçës, nuk ka qenë një rastë i izoluar, por ka qenë një qendrim ideologjik dhe një politik zyrtare për ta deformuar narrativen mbi komformimin dhe shtet ndërtimin shqiptarë, si dhe mbi një segment të identitetit tonë fetarë”.
Ka punuar shumë dhe në mënyrë sistematike, për të sjellë një studim monografik, si pikë referimi për studimet e sotme, u shpreh Prof.dr. Sali Bashota.
SALI BASHOTA, PROFESOR DOKTOR
“Projekti studimor i Ismail Ahmedit, për të trajtuar veprimtarinë e Hafiz Ali Korçës ështu realizuar me përkushtim, pra dije dhe invecion. Ky faktë dëshmonë për vlerën dhe rëndësinë që ka një studim i tillë, për studimet letrare, sidomos kur trajtohet krijimtaria e një personaliteti,për të cilin deri më tani ka njohuri të pakta, apo kanë munguar studimet e karakterit monografik”.
Fjalim rasti mbajti edhe kritiku letrar i mirënjohur shqiprar Agim Baçi, ku ai më së shumti u fokusua tek disa tregime që ka shkrujtur autori.
AGIM BAÇI, KRITIK LETRAR
“Rrëfimet që vinin për përmledhje të përgaditura nga profesor Ahmedi, janë tregime që ndodhin aty për aty, vijnë gati si një llojë epilepsie, duket sikur ti ke nevoj që dikush të të ndihmojë.”
Ndërkaq, për këtë aktivitet , urim ka dërguar Presidenti i Insitutit të Trashëgimisë Kulturore- Sharika, Abdul Azit El-Muslim, nga Emiratet e bashkuara Arabe, ku të njejtën e lexoi Marlin Laçi .
MARLIN LAÇI
“Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqësonë një ndër ato qytetërime të lashta, që kalojnë një trashëgimi dhe gjurmë të thella në kulturën arabe dhe islame, duke shprehur shtrirjen e lidhjes së këtij kombi me vlerat e kulturës dhe tolerancës islame dhe besimit të tij të pa lëkundër, në domosdoshmërinë e ruajtjes së gjuhës arabe, si një element i rëndësishëm në formimin e vetëdijës dhe ndërgjegjësimit islam në cilsinë e kuranin dhe fesë islame”.
Krejt në fund, të pranishmimve në sallë ju drejtua edhe kryefjala e këtij promovimi, pra vetë autori, profesor Ismail Ahmedi, i cili i faleminderoi të gjithë nga zemra dhe tha se ndjehet tejet i nderuar. Ai para publikut tregoi disa kujtime.
ISMAIL AHMEDI, AUTORI
“Misioni im jetësor është kurorëzuar në bashkëthemelimin e Universitetit të Tetovës, ku për disa vite jamë përpjekur të kontribojë në pozitën e udhheqësit të prorektorit për për mësim. Kur e kam përvetësuar gjuhën arabe, si dhe e kam lexuar letërsinë arabe, gjithnjë kam endëruar se sa mundë të kontribojë për gjuhën dhe kulturën e popullit tim”.
Pas përfundimit të promovimit, më pas u shkëmbyen edhe dhurata nga më të ndryshmet.
Ndryshe, Prof. Ismail Ahmedi u lind më 10 dhjetor 1947 në fshatin Zajaz të Kërçovë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë të mesëm në Medresen Alaudin në Prishtinë, ndërsa studimet në Fakultetin Gjuhë – Letërsi dhe Jurisprudencë Islame në Universitetin e Bagdadit. Po kështu, kreu studimet pasuniversitare në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kuvajtit, ndërsa doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Që nga tetori i vitit 1974 ishte mësimdhënës në Degën e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe mbi dy dekada e drejtoi këtë degë. Ishte profesor ordinar i lëndëve gjuhë arabe dhe letërsi arabe. Samir Mustafa /SHENJA/
MARKETING