Lindita Halimi, këngëtarja e mirënjohur në trevat shqiptare dhe jashtë saj vjen sërish në skenë me videon e saj me skena të nxehta dhe këngën #GMFU, transmeton InfoShqip.
Lindita Halimi është këngëtare shumë e njohur. Vajza simpatike nga Vitia, Lindita Halimi u ngjit në skenë, e pushtoi atë dhe hyri fuqishëm në mesin e këngëtareve me një ego të fortë, qëllim dhe ambicie të mëdha.
Lindita shquhet për zërin e saj potent fituese e gjashtë cmimeve të rëndësishme në botën muzikore, ajo kësaj here me këngën e fundit #GMFU të shkruar nga vet ajo si dhe Angel Delrae, produksion FatBoi Productions, kurse regjisor i videoklipit Xhulian Shabani.
Tani video klipi i saj pritet të pushtoj skenën shqiptare por edhe atë nderkombëtare./InfoShqip.com
VIDEO:
https://www.youtube.com/watch?v=OqsQtgUJCCU