Supermarketet nuk janë përgjegjëse për rritjen e çmimeve, fuqia kryesore e çmimeve është në duart e furnitorëve dhe prodhuesve, të cilët gëzojnë fitime dukshëm më të larta, ndërsa supermarketet funksionojnë me marzha minimale thanë sot nga Lidhja e Odave Ekonomike të RMV-së, duke u bazuar në të dhënat e analizës së tyre. Ata thonë se disa furnitorë kanë marzha fitimi mbi 13%, ndërsa supermarketet mbeten nën 3%.
LIDHJA E ODAVE EKONOMIKE TË RMV-SË
“Tregjet nuk i rrisin kurrë çmimet vetë, ndryshimet e çmimeve ndodhin për shkak të ndryshimeve të çmimeve të prodhuesve apo furnitorëve dhe pikërisht për këtë tregjet janë nën presion të vazhdueshëm për të pranuar lista të reja çmimesh”. Nëse kjo nuk bëhet, produktet nuk do të dorëzohen. Kjo rezulton në presion mbi tregjet dhe konsumatorët, qoftë për çmimet, qoftë për mungesat e produkteve. Vetëm në muajin janar kanë mbërritur në treg listat e çmimeve nga mbi 40 furnitorë dhe prodhues në 92 kategori dhe nënkategori produktesh”.
Ministri I ekonomisë Besar Durmishi I pyetur lidhur me këtë tha se ministria e ekonomisë ditën e nesërme ose të hënën do ta bëjnë të ditur se çfarë masash do të marrë Qeveria për rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Ai thekosi se të hënën do të mbahet takim me përfaqësues të sindikatave, Organizatës së Konsumatorëve, Entit Shtetëror të Statistikave, Ministrisë së Financave dhe Bujqësisë, si dhe me përfaqësues të të gjitha institucioneve tjera relevante lidhur me metodologjinë e re për llogaritjen e shportës së konsumit.
Nga ana tjetër nëpër rrjete sociale qytetarët sërisht kanë bërë thirje pë bojkot të supermarketeve për ditën e nesërme.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/