Me votat e dy deputetëve të dalë nga Fronti Europian Ilir Demiri dhe Bejxhan Iljaz, shumica parlamentare sigurio votat e nevojshme për miratimin e ligjit për kundërvajtje, ligj i nevojshëm për funksionalizimin e masës “Safe City” nga 1 shkurti.
Kundër këtij ligji ishin të gjitha partitë shqiptare. ASH-ja e Arben Taravarit paralajmëroi për më tepër se të njëjtin ligj do ta dorëzojë për rishikim në Gjykatën Kushtetuese.
Koordinatorja e Frontit Europian Rina Ajdari deklaroi se vota kundër vjen si pasojë e kundërshtive të qytetarëve. Shtoi se ankesat nga ana e qytetarëve për këtë ligj janë të shumta.
RINA AJDARI – DEPUTETE e FE-së
“Ne votojmë sipas bindjes dhe qëndrimeve të qytetarëve. Realisht, nuk kemi besim do të bëhen ndryshimet në të ardhmen. Më lejoni të potencoj edhe një gjë tjetër, habitem se si koalicioni VLEN që është pjesë e Qeverisë ka ndejtur gjatë gjithë kohës e heshtur dhe nuk e kemi parë e dëgjuar të thotë qëndrimin e qytetarëve si deputet ti thonë qëndrimin e qytetarëve dhe shqetësimet që kanë arritur në adresën tonë”.
Kundër këtij ligji ishte edhe ASH-ja e Selës, Ilire Dauti tha se ka pabarazi në implementim dhe kamerat me theks të veçantë janë vendosur në zonat shqiptare.
ILIRE DAUTI – DEPUTETE e ASH-së
“Këto kamera të Safe City janë duke u praktikuar dhe do fillojnë të përdoren edhe dënime konkrete vetëm në tre qytete, në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë. Duhet të kemi parasyshë edhe një fakt tjetër, sidomos rrugët në disa prej këtyre vendeve të përcaktuara dhe janë të shpeshta kamerat e sigurisë, sidomos në Çair infrastruktura është shumë më e dobët që është shumë më shumë arsye për shkelje”.
Arsyet se pse “kundër” i tregoi edhe Oliver Spasovski nga Lidhja Social Demokrate
OLIVER SPASOVSKI, deputet I LSDM-së
“Dy çështje kryesore për të cilat pse jemi kundër janë, se gjitha materialet që do të mblidhen si dëshmi nga kamerat e Safe City është e paqartë se si dhe në çfarë forme do të ruhen dhe a do të ketë mundësi që të njejtat të keqpërdoren. E them këtë sepse Qeveria dhe partnerët e koalicionit kanë kanë të kaluar negative sa I përket ruajtjes dhe keqpërdorimit të të drejtave të njeriut dhe qytetarëve duke u bazuar në të kaluarën dhe e njejta mund të përsëritet”.
Përveç Demirit dhe Iljaz, “PRO” ligjit për Kundërvajtje të nevojshëm për funksionalizimin e sistemit “Safe City”, votuan edhe deputetët e VMRO-së, koalicionit VLEN po edhe deputet të Levicës.
Mevludin Imeri /SHENJA/


