Kuvendi sot ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa poashtu janë konstatuar edhe dorëheqjet e zëvendësministrave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Elfete Ismaili. Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska sqaroi se sipas Rregullores së punës së Kuvendit ata kanë të drejtë të shpjegojnë dorëheqjen e tyre, por se nga fillimi i kësaj seance, “nuk e kanë kërkuar këtë me çka janë konstatuar dorëheqjet”. As Taravari dhe as dy zëvendësministrat nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme parlamentare për të ushtruar të drejtën e tyre për të shpjeguar dorëheqjen e tyre.
Dorheqjet e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët, të cilët kanë mbajtur poste publike, ndodhin për shkak se ASH me në krye Taravarin, u larguan nga VLEN-i dhe nga qeveria. Por se a do të japin dorheqje të gjithë kuadrot e ASH-së, mbetet të shifet në ditët në vijim, pasi disa eksponentë të kësaj partie, janë shprehur publikishtë se nuk e mbështesin vendim e fundit të marrë nga kryetari i tyre.
Ndërkohë, dorheqje sot ka dhënë edhe Koordinatori Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja, Blerant Ramadani, i cili është edhe Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët. Njejtë ka vepruar edje Besim Memedi, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë.
Samir Mustafa /SHENJA/