Punimet në Bulevardin Xhon kenedi, vazhdojnë të stërzgjaten, ndërsa premtimet se kur do të përfundojnë shtyhen nga muaji në muaj. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, premtoi se punimet që kanë nisur verën e kaluar do të përfundojnë më 15 prill. Kreu i qytetit të Shkupit më parë kishte premtuar se punimet do të përfundonin në shtatorin e vitit të kaluar. Si arsyetim për zvarritjen e punimeve Trajanovski përmend kushtet atmosferike, gjegjësisht temperaturat e ulëta.
“Për shkak të temperaturave të ulëta nëse nuk rregullohet mirë asfalti mund të kemi probleme. Kështu që shpresoj se më së voni më 15 prill do të përfundojnë punimet, por ka mundësi edhe më herët, varësisht nga kushtet atmosferike”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Edhe pse temperaturat janë rritur dhe punimet nëpër bulevardet dhe rrugët e tjera të qytetit të Shkupit vazhdojnë pa ndërprerje, për Bulevardin Xhon Kenedi ende priten kushte të mira atmosferike.
“Ka ngelur vetëm një pjesë e pa asfaltuar, kështu që kur do të jenë të përshtatshme kushtet atmosferike, ka mundësi edhe tani, megjithatë ekspertët thonë që më mirë të jetë më ngrohtë që të mund asfalti mirë të rregullohet, sepse ajo që do të asfaltohet,si e tillë do të qëndroj 15 vite, nuk e bëjmë vetëm për 2-3 vite”, theksoi Trajanobski.
Deklarata e kreut të qytetit të Shkupit nuk dallon shumë nga ajo që dha në muajin shkurt, ku paralajmëroi se punimet do të rinisnin kur të rregulloheshin kushtet atmosferike.
“Në këto raste nuk mund të caktohet afat i përfundimit, ky kanalizim atmosferik gati përfundoi para stinës së dimrit, por meqë na zuri kjo stinë një pjesë e punës mbeti pa u përfunduar. Në momentin që do të na e mundësojnë kushtet atmosferike të njëjtën do e kryejmë”, pati thënë Tranajovski në muajin shkurt.
Punimet në Bulevardi “XhonKenedi”, janë ndërprerë dhe rinisur disa herë. Së fundmi, ata u ndërprenë në momentin që përfunduan zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Qytetarët shpesh herë janë ankuar për problemet që u shkakton automjeteve të tyre kjo rrugë e papërfunduar
Kurrsesi të përfundojë ndërtimi i bulevardit… by tvshenjaofficial