Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Kunders, ka deklaruar se është i shqetësuar për situatën politike në Maqedoni. Para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Kundersa ka bërë thirrje në qetësimin e tensioneve dhe në respektimin e shumicës parlamentare në Maqedoni.
“Shqetësimi është i madh për shkak të situatën në Maqedoni. Jemi të hapur për ecuri të mëtutjeshme të Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, por kjo duhet të zgjidhet në mënyrë të qetë.”, ka thënë Bert Kunders, Ministër i jashtëm i Holandës.
Kunders nuk ka komentuar pozitat e VMRO DPMNE-së, por ka thënë se është i shqetësuar për agresivitetin verbal në vend.
“Vlerësoj që ekziston shumicë parlamentare dhe se qytetarët e Maqedonisë duhet vet të vendosin për atë. Ne jemi të shqetësuar për agresivitetin verbal në vend. Mendoj se gjërat duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe u bëj thirrje të gjitha partive ta bëjnë atë në mënyrë të qetë dhe demokratike”, ka shtuar ai.
Ai po ashtu ka deklaruar se rëndësishme që BE të tregoj unitet në kërkesën që Maqedoni t’i respektoj parimet demokratike, shumicën parlamentare dhe zgjidhje të qetë të krizës.
Teuta Buçi /SHENJA/
(VIDEO) Kunders: Të respektohet shumica… by tvshenjaofficial