Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski komentoi për Top Tema propozimet e partive shqiptare ASH dhe BESA për amendamentet për gjuhën shqipe dhe cështjet shqiptare për një barazi.
I pyetuer se a është momenti që të hapen edhe këto [ështje dhe të përfshihen edhe këto amendamente për [ështjet shqiptare, ai tha se këto kërkesa janë politikë e partive shqiptare për të përfituar votëbesim në elektoratin e tyre. Ai i konsideroi si nacionaliste, retrograde dhe që kthejnë vendin në të kaluarën.
“Ky akt është luftë votëbesim në elektoratin shqiptarë monoetnike , të dalin nga kjo gëzhojë dhe të mos merren me politikat e së kaluara…Do të kemi spekulime në opinion, do të nxiten emoicionet dhe nacionalizmi…Për nacionalizëm dijnë më shumë se ne vetë qytetarët.
E drejtë e cdokujt është të jetë nacionalist, ajo është cështje personale. Për këto cështje tanimë janë teknike që janë zgjidhur me disa ligje”, theksoi Dimitrievski, duke shtuar se Kumanova është model se si bashkëjetohet dhe se sipas tij, Maqedonia ka kushtetutë qytetare dhe jo dy etnike.
https://www.facebook.com/toptemanavasastrana/videos/560717421008265/

