Kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta, të enjten do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Në prag të vizitës së tij, kryeministri Hristijan Mickoski tha se do të ja përcjellë qëndrimet e kësaj qeverie në lidhje me ndryshimet kushtetuese, të cilat siç tha mbeten të njejta dhe të pandryshueshme.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Qëndrimet e tona janë të qarta në lidhje me ndryshimet kushtetuese, këtu nuk ka ndryshim, sepse nga ana tjetër ne nuk shohim, të paktën deri në këtë moment, ndonjë sinjal se ka ndryshim të sjelljes, gjegjësisht nga ana e fqiut tonë lindor. Mua më vjen keq që është kështu dhe shpresoj që në periudhën që vijon, do të flasim më shumë për vendime se sa për problem”.
Kryeministri bëri të njohur se pas vizitës së përfaqësuesit të lartë evropian në vendin tonë, ai do ta shoqëroj Antonio Koshtan në fluturimin nga Shkupi për në Tiranë, ku Koshta do të shtroj darkë për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të premten pastaj, së bashku do të marrin pjesë në takimin e kominitetit politik evropian në Tiranë.
Vizita e Koshtas është në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, ku paraprakisht vizitoi Beogradin dhe Sarajevën.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA