Kryetari i komunës Butel të Shkupit, Velimir Smilevski akuzon paraardhësin e tij se nuk ka qenë i interesuar të punojë që qytetarëve të komunës t’u ofrojnë shërbime më të lira për ngrohje. Smilevski premton zgjidhjen e shpejtë të problemit me ngrohjen qendrore të objekteve të banimit për të gjitha lagjet e komunës, siç janë Butel 2, Shkup Veri dhe një pjesë të lagjes Zhivko Brajkovski. Sipas tij, këto lagje sezonin e ri do t’i shfrytëzojnë shërbimet e ngrohtores “Elem Energetika” e cila për dallim nga ngrohtorja “Shkup Veri”, ka çmime për 20 për qind më të lira.
“Shpresoj që me projektin që do të realizoj qyteti i Shkupit me zgjerimin e bulevardit “Bosnja Heracegovina” do të na mundësohet që instalimin e gypave për ujë të ngrohtë nga “Elem Energetika” ta bëjmë me më pak harxhime. Lagjja Shkup Veri, Butel 2, dhe Zhivko Brajkovski do të jenë të lidhura me ndërmarrjen “Elem Energetika”, tha Smilevski për Almakos.
Ai shton se paralelisht me ndërtimin e bulevardit, do të nisë edhe gazifikimi i lagjeve të lartë-përmendura.
Komuna është në bisedime intensive me drejtorin teknik të ngrohtores “Elem Energetika”.
“Mendoj se në të kaluarën, udhëheqësit e pushtetit lokal nuk kanë pasur dëshirë ose thënë nuk kanë dashur të përfshihen në një aksion të tillë”, deklaroi Smilevski
Ngrohtorja “Elem Energetika” për Almakos pati deklaruar se projekti ideor për komunat, Butel dhe Çair është gati tashmë 8 vite, por të njëjtin në praktikë do ta vënë vetëm atëherë kur të ketë interesim nga komunat.
Smilevski në këtë intervistë foli edhe për mbledhjen e mbeturinave, deponitë ilegale, dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik.
Për më tepër, ndiqeni intervistën me kryetarin e komunës Butel, Velimir Smilevski.
Përgatiti: Mevludin Imeri
Montazha: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedellkovski
Almakos.com