Kryetari i Lëvizjes BESA Afrim Gashi, në vazhdimin e iniciativës së tij për takim me përfaqësuesit e partive politike, ka takuar sot kryetarin e Partisë Liberale Demokratike, Goran Milevski. Pas takimit Gashi dhe Milevski thanë se që nga themelimi i Lëvizjes BESA, bashkëpunimi i dy partive ka qenë i mirë. Sipas kreut të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në takim kanë biseduar për funksionimin e Kuvendit por edhe reformat e domosdoshme që Qeveria duhet t’i bëjë.
AFRIM GASHI, LËVIZJA BESA
“Biseduam për atë që është e rëndësishme sot në Maqedoni, Funksionimi i Kuvendit, funksionimi i Qeverisë, si mundemi ne të ndihmojmë njëra tjetrën dhe bashkërisht me një sinerxhi edhe proceset e rëndësishme në vend dhe në një ambient konstruktiv po mundohemi që bashkërisht ta ndihmojmë klimën politike në vend.”
Ndërsa kreu i PLD Goran Milevski, tha se nga blloku politik maqedonas, partia e tij është e para që ka vendosur bashkëpunim me Lëvizjen BESA. Milevski deklaroi se shpreson që BESA do të dalë nga problemet të cilat janë për momentin në këtë Lëvizje dhe do të vazhdojë të jetë respektabile në skenën politike. Kreu i PLD-së tha se me Gashin kanë diskutuar edhe për çështjet më aktuale të cilat për momentin e tengojnë vendin.
GORAN MILEVSKI, KRYETAR I PLD-SË
“Në takim biseduam rreth negociatave që bëhen rreth planit 3-6-9 në aspekt të modelit zgjedhor. Edhe ne edhe BESA angazhohemi për një njësi zgjedhore, po ashtu në vijim janë edhe negociatat për mënyrën e financimit të partive politike, biseduam edhe rreth nevojës për sjelljen e Ligjit për gjuhët, procesin euroatlantik të Maqedonisë. Kemi shumë tema të përbashkëta dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej.”
Pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Lëvizjes BESA në Kongresin e parë të partisë, Afrim gashi u takua edhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, me kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, si dhe me kryetarët e partive turke në Maqedoni.
Mefail Ismaili /SHENJA/