Kryeministri i Maqedonisë Emill Dimitriev daljen nga kriza të vendit e sheh në mbajtjen e zgjedhjet të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale. Dimitriev, vlerëson se për Maqedoninë alternativë e vetme janë organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare, ku sipas tij, partitë atë që mendojnë ta punojnë pas zgjedhjeve do ta tregojnë para zgjedhjeve.
“Për Republikën e Maqedonisë, e vetmja alternativë është organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare ku partitë, të gjithë atë që besojnë se do ta punojnë pas zgjedhjeve, do të duhet ta thonë përpara zgjedhjeve, sepse për atë duhet të marrin legjitimitet, në mënyrë precize, të qartë, pa forma të fshehta, që qytetarët të kenë ide më të qartë se kujt ia japin votën, dhe në cilin drejtim do të lëvizin punët në të ardhmen”, ka thënë Emill Dimitriev, kryeministër i Maqedonisë.
Ai ka thënë se kjo do të ishte garanca e vetme për ruajtjen e karakterit unitar dhe zhvillimin e shoqërisë së fortë qytetare dhe multientike.
“Kështu siç dëshiron dikush t’i vendos gjërat në Maqedoni, duke përjashtuar popullon shumicë në Maqedoni-maqedonasit, shumicën e turqve, romëve, vllehve, boshnjakëve dhe etnive tjera, vlerësoj se nuk do të realizohet. E dyta, në periudhën paszgjedhore në Maqedoni u hapën diskutime të cilët thellë prekin në rendin kushtetues të vendit, ndërsa të cilët nuk ishin pjesë e programit parazgjedhor ose shumë pak është folur për to. Unë mendoj se tema të tilla nuk janë privilegj për elitat politike sa do që ata mendojnë se mund të përballen me këto procese, për tema të tilla faktor i vetëm që mund të tregoj është populli në zgjedhje të reja parlamentare të cilët do të organizoheshin së bashku me lokalet”, ka deklaruar më tej Emill Dimitriev, kryeministër i Maqedonisë.
Edhe sot gjatë ditës, nga VMRO-DPMNE, njësoj si kryeministri Dimitriev, kanë kërkuar zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale
(VIDEO) Kryeministri e sheh zgjidhjen tek… by tvshenjaofficial