Bashkimi Evropian nuk mund të lejoj t’i jepet përparësi antarsimit të Ukrainës, kurse në anën tjetër t’i anashkalojë kandidaturat shumëvjeçare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kështu paralajmëroi ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Aleksandar Shalenberg.
Aleksandar Shalenberg, ministër i Punëve të Jashme të Austrisë
“Nuk mund ta kemi Ukrainën në korsinë e shpejtë, kurse vendet e tjera në korsinë për ndalim. Ajo do të ishte një katastrofë gjeostrategjike. Blloku duhet të rishikojë me kujdes dhe të rishqyrtojë politikën e tij për zgjerim”.
Shalenber mendon se BE duhet t’i ikë sistemit ku disa vende janë më të dalluara nga të tjerat.
Aleksandar Shalenberg, ministër i Punëve të Jashme të Austrisë
“BE para rreth 20 vitesh i premton antarësim vendeve të Ballkanit Perëndimor, por atë premtim nuk e ka plotësuar. Brukseli duhet t’i mbaj premtimet e veta dhe të braktis ‘të menduarit binar’ për anëtarësim”.
Vendeve kandidate tha ai më tej, duhet t’u lejohet pjesëmarrje e caktuar në planifikimin dhe aktivitete e BE-së.
Emine Ismaili /SHENJA/