Skenarët e dhunshme sa vijnë e shtohen në retorikën e partive politike. Tensionet që u ngritën në Kuvend të enjten duket që nuk janë ftohur, por ata vetëm shpeshtohen në deklaratat publike. Nga VMRO-DPMNE pretendojnë se kanë informata që LSDM para festës së pashkëve, javën që vjen, do të provojë të marrë me dhunë Kuvendin dhe të zgjedh kryeparlamentarin e ri.
“Ekziston frika nga një gjë e tillë. Ka më shumë zëra se LSDM do të mundohem që me dhunë, para pashkëve të marrin Kuvendin dhe kjo do të jetë një çmenduri e madhe dhe hyrje në një kaos të shtetit. Unë do të apeloj që të përmbahen nga çfarëdo tentimi të dhunshëm për marrjen e Kuvendit ose në çfarëdo qoftë mënyre të bëjnë diçka të ngjashme”, tha Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti i kanë quajtur skenarë paralajmërimet e LSDM-së se kanë strategji për të debllokuar Kuvendin dhe për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni. Nga kjo parti thonë se është jo vetëm e drejtë, por edhe obligim kushtetues dhe ligjor që ato ta bëjnë këtë. Edhe sot përmes një komunikate me shkrim, nga LSDM kanë qenë decid se kjo do të ndodh.
“Patjetër duhet të ketë transfer të pushtetit, ky është vullneti i shumicës dhe VMRO-DPMNE dhe Gjorgji Ivanov janë të obliguar që të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit. Vullneti i shumicës së qytetarëve është i qartë dhe gjithashtu 700 mijë qytetarë, përmes 67 mandateve të deputetëve kanë të drejtë dhe obligim ta zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit, më pas edhe formimin e Qeverisë. Dhe kjo do të ndodhë në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Por nga VMRO-DPMNE kanë thënë se nuk do të lejojnë që tu merret e drejta për të diskutuar në pikën aktuale të rendit të ditës, ku për më shumë se dy javë kanë shpenzuar duke flour për platformën e partive shqiptare. Nga VMRO po ashtu thirren në popull duke thënë se janë qytetarët ata që nuk lejojnë instalimin e një qeverie, sipas tyre të dhunshme. Nga ana tjetër po me flamur të VMRO-së në qytete të ndryshme janë paraqitur grupe që kanë shpallur veten si shoqata patriotike, mbajnë veshje të njëjtë dhe rekuizite nacionaliste. Ata dëgjohen duke kënduar këngë patriotike dhe shprehen të gatshëm edhe për luftë.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Kriza politike: Paralajmërohen skenarë dhune në… by tvshenjaofficial