Në takimin e sotëm në mes komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë sociale dhe përfaqësuesëve të sindikatave janë propozuar ndryshime në ligjin për marëdhënie të punës në fushën e përfaqsueshmërisë së sindikatave, ndryshime të cilat parashohin uljen e përqindjes së përfaqsueshmërisë së sindikatave nga 10 në 5%. Kryetari i këtij komisioni Bojan Stojanovski deklaroi se qëllimi i këtij takimi ishte një diskutim i hapur lidhur me miratimin e ndryshimeve në këtë ligj me procedurë të shkurtuar.
BOJAN STOJANOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE, PUNË DHE POLITIKË ENERGJETIKE
“Kjo mendoj që do ta demokratizojë përfaqsueshmërinë e sindikatave në këshillin ekonomiko-social dhe do t’u japë mundësi më shumë sindikatave ti përfaqësojnë të punësuarit, gjë e cila është shumë e rëndësishme sepse në këtë mënyrë më shumë sindikata dhe të punësuar do të përfaqësohen në këshillin ekonomiko social”.
Kryetari i konfederatës së organizatave sindikale Marjan Risteski tha se këto ndryshime ligjore do të ofrojnë një zgjidhje më kualitative për sindikatat e vendit.
MARJAN RISTESKI, KRYETAR I KONFEDERATËS SË ORGANIZATAVE SINDIKALE
“Deputetët kanë propozuar një zgjidhje të mirë, që të ulet numri i përfaqsueshmërisë së sindikatave në 5%, në këtë mënyrë më shumë sindikata do të mund të marin pjesë në këshillin ekonomik social, kjo ofron një zgjidhje më kualitative”.
Mendim të njejtë nuk ndau edhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të RMV-së Sllobodan Trendafilovski. I pyetur nga TV SHENJA ai thotë se kjo mënyrë e ndryshimeve të shpejta lidhur me këtë ligj po bëhet me qëllim që t’i mundësohet vetëm konfederatës së sindikatave të lira të RMV-së të jetë përfaqësuese dhe sipas tij kjo sindikatë eshtë shantazhuar dhe do të heshtë duke mos kërkuar rritje të pagave.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/