Kryetarët e partive që aktualisht e formojnë koalicionin VLEN janë takuar mbrëmë në kuadër të angazhimit për të çuar përpara bashkimin në një subjekt të vetëm politik. Asnjëri prej lderëve të partive nuk ka sqaruar për publikun se për çfarë është diskutuar konkretisht dhe nëse është marrë ndonjë vendim konkret, Megjithatë, sipas burimeve të brendshme, takimi ka kaluar në atmosferë konstruktive, në frymën që është reflektuar edhe së fundi gjatë takimeve që liderët e VLEN-it kanë pasur në Kosovë me kryeministrin Albin Kurti dhe me krerët e familjes Jashari.
Gjatë takimit të mbrëndshëm liderët kanë tejkaluar edhe paqartësitë e deritashme rreth mënyrës se si do të mund të funksionojë mekanizmi i kryetarit të partisë në formën e rrotacionit. Në publik nuk është sqaruar as se si do të zgjidhen organet tjera drejtuese, nëkryetarët, sekretari i përgjithshëm e poste tjera drejtuese, ndërkohë që pritet që këto gjëra të sqarohen deri në përfundimin e procesit të zyrtarizimit të subjektit të përbashkët.
Pritet që së paku një herë në javë të ketë takime të ngjashme, ku do të shqyrtohet ecuria e punës për shkrirjen e partive aktuale në subjektin e vetëm politik. Bazuar në dinamikën e deritashme të angazhimit pritet që kongesi i parë i partisë së re të mbahet në muajin maj.
Partitë aktuale që përbëjnë koalicionin VLEN. Lëvizja Demokratike e drejtuar nga Izet Mexhiti, Lëvizja Besa e drejtuar nga Bilall Kasami dhe partia Alterantiva e drejtuar nga Bekim Sali, kanë vendosur që të pezullojë strukturat e brendshme, një hap drejt shkrijes në subjektin e përbashkët politik. /SHENJA/


