Edhe Komuna Saraj ka ndjekur praktikën e Çairit për shpalljen e tenderëve në ditët e fundit të mandatit. Kryetari i Komunës së Sarajit,Bekim Murati, më 8 maj ka lidhur marrëveshje me shoqatën tregtare “Ignacija F.M.” për asfaltimin e rrugëve, në vlerë prej 200 mijë eurosh. Nuk specifikohet se për cilat rrugë bëhet fjalë por vetëm është dhënë afat prej 15 ditësh për secilin punim të filluar të ndonjë rrugice. Tenderi ka qenë i hapur dhe është zhvilluar në mënyrë elektronike.
Mbi 28 mijë euro janë harxhuar edhe për derivate të naftës. Siç figuron në Byronë për Furnizime Publike, më 10 maj, pesë ditë para skadimit të mandatit, Bekim Murati ka kontraktuar tender për benzinë, dizel dhe naftë që do të shfrytëzohet gjatë tërë vitit. Tenderin e ka fituar Shoqata e Prodhimit dhe Tregtisë “Pucko Petrol” nga fshati Pllasnicë, në tender të hapur elektronik. Dhe siç mund të shihet në Byronë për Furnizime Publike, kjo është firma e vetme e cila rregullisht fiton tenderë në Komunën e Sarajit për furnizim me derivate të naftës.
Më 27 prill, Komuna Saraj ka lidhur kontratë me firmën “Komtek” e cila për 40 mijë euro do t’ia përpunojë komunës një rrethojë të ndërtesës administrative. Firma është përzgjedhur në mënyrë elektronike si oferta më e volitshme.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Komuna e Sarajit njësoj si ajo e Çairit: Për 2… by tvshenjaofficial

