Muaji prill dhe muaji maj kanë qenë muaj të tenderëve edhe për komunën e Kërçovës. Tre ditë para se ta lë postin e kryetari të komunës, Fatmir Dehari ka ndarë 570 mijë euro për asfaltim të disa rrugëve në Kërçovë. Më 12 maj , në një procedurë të hapur, komuna ka lidhur kontratë me kompaninë nga Zajazi “Ismail”-Dooel e cila në periudhë prej një viti, do të rikonstruojë disa pjesë të Kërçovës. Ky është tenderi i dytë me radhë pasi i parë kishte dështuar. Nuk kishte pasur asnjë ofertë të volitshme.
Më 5 maj, Komuna e Kërçovës ka lidhur kontratë me kompaninë “Mikro-Kom” nga Kërçova, për furnizim me materiale promovuese. Kësaj kompanie, Kërçova i ka paguar mbi 53 mijë euro nëpërmjet shtatë tenderëve të veçanta në ankand elektronik për furnizim me maica, broshura, fletushka e ftesa të ndryshme, për shtypje dixhitale, etj.
115 mijë euro Kërçova ka harxhuar edhe për rikonsturimin e një pjese të rrugës “11 shtatori”. “As Senjak” është firma që do ti zhvillojë punimet. Marrëveshja për zhvillimin e punimeve është lidhur më 3 maj.
Dezinfektimi kundër insekteve i ka kushtuar Kërçovës 4800 euro. Marrëveshja është publikuar më 10 prill. Kërçova do të dezinsektojë qendrën e Kërçovës, Zajazin, Osllomenë, Drugovën, Vraneshticën dhe deponinë e qytetit. Parqet, gjelbërimet, lumenjtë e të tjerë. Ndërsa kompania fituese e tenderit “Lisa-Kom” nga fshati Konopishtë do të deratizojë edhe 13 shkolla fillore, të mesme, edhe gjithashtu pusetat para institucioneve.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Komuna e Kërçovës blenë materiale promovuese në… by tvshenjaofficial

