Analisti Kim Mehmeti u ndal në programin e tij në SYRI TV edhe te situata në Maqedoninë e Veriut.
“Maqedonia është vend i qetë. Të jep përshtypjen se në këtë shtet nuk ka asnjë problem. Por Maqedonia së bashku me Shqipërinë është gjithmonë në listën e shteteve më të korruptuara,” tha ai.
Mehmeti komentoi edhe faktin që Maqedonia do ketë një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit.
“Maqedonia ka qeverinë e re, por pa kryeministrin shqiptar që pati premtuar gënjeshtari i BDI.
Çfarë është ai 100-ditëshi në fund të mandatit? Është fjala për qeverinë teknike që bëhet përpara zgjedhjeve.
Që në vitin 2016, qarqet maqedonase thanë se më mirë është që kryeministri i qeverisë teknike të jetë një shqiptar pasi është asnjanës.
Andaj është mëkat ta gënjeni këtë popull,”tha ai.