Sot është mbajtur edicioni i 19-të i Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli” në Pejë të Kosovës.
Si fitues i çmimit “Azem Shkreli” edicioni i XIX-të, shkrimtari Kim Mehmeti, ka deklaruar: “Çmimet nuk na takojnë neve që i marrim sot, por edhe atyre që na drejtuan rrugën, që të arrijmë deri te këto mirënjohje. I falenderoj ata që më nxisnin të ecja udhës sime po aq sa edhe këta qe ma ndan këtë çmim!”


