Këshilli i Prokurorëve vazhdon të heshtë për zvarritjen e konkursit për dhjetë prokurorë të rinj për të cilin dje raportoi Televizioni SHENJA. Kryetari i këtij këshilli, Petar Anevski nuk e pa të udhës që të përgjigjet në pyetjet e televizionit tonë nëse emërimi qëllimisht po lihet pezull dhe nëse ky vendim ka ndonjë prapavijë politike. Kujtojmë se ky vendim i Këshillit mund të dje dhjetëra kandidatura dhe përsëri në postet për të cilat kërkohen prokurorë të rinj, të mbeten personat e vjetër të cilëve do t’u vazhdohet mandati derisa të emërohen persona të rinj.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski së bashku me 9 anëtarët e tjerë të këshillit, ka edhe dhjetë ditë afat që të emërojë 5 prokurorë në Prokurorinë Themelore të Shkupit për përndjekjen e krimit dhe korrupsionit, 2 në Prokurorinë e Lartë të Shkupit, dhe nga një në Prokurorinë Themelore të Shkupit,të Manastirit dhe në Prokurorinë e Lartë e Gostivarit.
Kujtojmë se burime të televizionit Shenja denoncuan edhe faktin se në mesin e konkurrentëve ka edhe shumë shqiptar, respektivisht familjar të afërt të zyrtarëve të lartë të BDI-së emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë.
Këshilli i prokurorëve hesht për zvarritjen e… by tvshenjaofficial