Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se Marrëveshja e Përzhinos dhe reformat urgjente mbeten kusht për ardhmërinë e Maqedonisë drejt BE-së. E pyetur në lidhje me deklaratat e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, sipas të cilit, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini i ka premtuar se nëse formohet Qeveria atëherë do të hapen negociatat qasëse drejt anëtarësimit të vendit në BE, Kocijançiq ka thënë se nuk i komentojnë deklaratat e tilla, duke përsëritur se rekomandimi për Maqedoninë mbetet i kushtëzuar.
“Ne nuk komentojmë komente dhe unë nuk do të komentoj komente të të tjerëve. Por, ju jeni të vetëdijshëm se cilat janë rregullat dhe rekomandimet e Komisionet për hapjen e negociatave në vendin tuaj, të kushtëzuara me implementimin, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat urgjente prioritare në vend. Hapja e negociatave qasëse, kur do të përmbushen këto kushte është vendim që do ta sjell Këshilli”, tha Sinkron zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.
Në pyetjen, nëse komisari Han ka pranuar letrën nga disa profesorë nga Maqedonia në lidhje me (jo)kushtetutshmërinë e hapave të disa politikanëve në vend dhe nëse Han i është përgjigjur kësaj letre, Kocijançiq ka thënë se duhet të kontrolloj a është pranuar letra, por, siç ka thënë ajo, kur pranojnë letra, zakonisht u përgjigjen atyre.

