Komisioni Evropian vlerëson se kriza e zgjatur politike në vend ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit. Sipas raportit të publikuar sot nga qeveria joformale e Bashkimit Evropian, me titull “Rimëkëmbja ekonomike gjithnjë e më shumë është e rrezikuar nga pengesat politike”, në vitin 2016 në Maqedoni është ngadalësuar rritja dhe ka arritur në 2,4 për qind të BPV-së, si rezultat i krizës afatgjatë politike.
“Rritja e BPV-së është ngadalësuar dukshëm në vitin 2016 si pasoj e përkeqësimit të investimeve. Fundamentet ekonomike për përforcimin e kërkesës vendore dhe importi kanë mbetur të theksuara, megjithatë rreziqet negative të aspektit pozitiv kanë dalur nga kriza e zgjatur politike duke pasur parasysh atë se kapacitetet e institucioneve për implementimin e reformave strukturore janë penguar, ndërsa stabilizimi i borxhit mbetet i parealizuar në aspektin e deficiteve të qëndrueshme fiskale dhe nevojave për huamarrje të ndërmarrjeve publike”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.
Në raport po ashtu thuhet se si pasojë e krizës politike, janë dekurajuar dukshëm investimet, duke rënë në 4.3%.
“E goditur nga një klimë e keqe e invenstimeve, rritja BPV-sëështë ngadalësuar dukshëm në vitin 2016, në 2.4%, prej 3.8 % në 2015, bazuar në vlerësimin e parë. Ekspansioni është nxitur nga konsumi dhe eksporti privat. Investimi i tërësishëm është ulur në 4.3% pasi besueshmëria e biznesit është dobësuar si pasoj e krizës së zgjatur politike, e cila gjithashtu ka kufizuar mundësitë e Qeverisë të implementojë projektet e infrastrukturës publike. Balanci i jashtëm ka bërë kontribut të vogël pozitiv në zgjerimin e prodhimit përkundër rritjes së përshpejtuar të importit”, thuhet po ashtu në raport.
Më tej në raport theksohet se, rreziqet e mëdha fiskale rrezikojnë stabilizimin e borxhit të Maqedonisë dhe se arritja e qëllimeve fiskale mbetet e pasigurt ndërsa Qeveria nuk i definon masat konkrete për mbështetjen e konsolidimit.
KE: Problemet në Maqedoni po e pengojnë… by tvshenjaofficial

