Përdhunimet suksuale ndaj të miturave nuk kanë të ndalur, madje më tragjikja, as babai nuk kursen vajzën e tij.
Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore në dy raste të ndara në të cilat ekzistojnë dyshime për vepër penale – Përdhunim i një fëmije nën 15 vjeç sipas nenit 188 të Kodit Penal.
Në rastin e parë, dyshohen dy të rritur nga Negotina, të cilët së pari kanë kryer vepër penale – Kënaqje e pasioneve seksuale para një tjetri sipas nenit 190 të Kodit Penal. Sikur të mos i mjaftonte kjo, ata kanë pasur marrëdhënie seksuale para një fëmije të mitur, i cili i ka filmuar me telefon celular.
PROKURORIA PUBLIKE KAVADAR
“Në korrik të vitit të kaluar, ndërsa fëmija ishte 14 vjeç, njëri nga dy të dyshuarit e ka nxitur vazhdimisht të miturin të ketë marrëdhënie seksuale me të, për të cilat i ka dhënë shuma të caktuara parash”.
Prokurori Publik propozoi masë paraburgimi për të dyshuarin për përdhunim të një fëmije, për të cilën kërcënohet me dënim me burg prej të paktën 8 vitesh.
Jo vetëm kaq, Prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe ka propozuar masë paraburgimi edhe kundër një babai nga Kavadari, i dyshuar për vepra të tjera seksuale ndaj vajzës së tij vetëm 13-vjeçare.
PROKURORIA PUBLIKE KAVADAR
“Ai e preku vajzën disa herë ndërsa ishte në gjendje të dehur, gjë që ngre dyshime se kreu vepër penale sipas paragrafit 5 të nenit 188, i cili dënohet me burgim prej të paktën tre vjetësh”.
Kujtojmë se vetëm para disa ditëve, pre e perdhunimit, shantazhit dhe abuzimit, ishte edhe një vajzë 16 vjeçare nga Sllupçani, e cila dyshohet se është abuzuar me muaj të tërë nga disa persona për favore seksuale dhe financiare. Rasti është denoncuar më 2 janar në Stacionin Policor të Kumanovës nga prindi i së miturës. Sipas denoncimit, e mitura dyshohet se është zhvatur, kushtëzuar dhe shantazhuar, pasi një nga të dyshuarit posedonte fotografi eksplicite të saj dhe e kërcënonte se do t’i publikonte nëse nuk i jepte para. Aktit dyshohet se i janë bashkuar edhe persona të tjerë, përfshirë një familjar i afërt i viktimës. Për këtë, policia ka arrestuar dy persona, njëri 31 vjeçar, ndërsa tjetri 28 vjeçar, të dy nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës.
Samir Mustafa /SHENJA/


