Vendi ku qytetarët kërkojnë shërim, është shndëruar në vend të pasigurtë për të ngrënë ushqime, të cilat janë po aq të rëndësishme për procesin e shërimit të pacientëve.
110 kilogramë ushqime të pasigurta janë asgjësuar javën e kaluar nga inspektorët e ushqimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në kuzhinat e objekteve spitalore në vend, në kuadër të 43 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera, njoftuan nga AUV-ja. Nga atje thonë se ndër qëllimet kryesore të kontrollove ishin edhe përmbushja e kritereve mikrobiologjike e ushqimit dhe zbatimin e rregullave për praktika të mira higjienike.
AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË
“Qëllimi i kontrolleve të jashtëzakonshme në kuzhina ishte të kontrollohej nëse kuzhinat janë të regjistruara si operatorë ushqimor, nëse dhe në çfarë mase i plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe specifike për higjienë, kërkesat e sigurisë në lidhje me punonjësit në kuzhina, ndjekja, origjina e lëndëve të para, manipulimi me ushqimet dhe përmbushja e kritereve mikrobiologjike të ushqimit”.
Nga AUV thonë se nga kontrollet u konstatua se 5 kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatorë ushqimorë në AUV, 4 nuk plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, pra u konstatua dëmtim i hapësirave ku përgatitet ushqimi. “Tetë nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat për Higjienë të Mirë dhe Praktikë të Mirë Prodhimi si kërkesat e sigurisë ushqimore”, thonë ata. AUV ka dhënë 15 vendime dhe 5 dënime për parregullsi të tjera.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/