Për dallim nga akuzat, përplasjet dhe kritikat, që jemi mësuar të shohin në këtë parafushat për zgjedhjet lokale, gara për kryetar të komunës së Sarajit po zhvillohet ndryshe. Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerand Ramadani dhe kandidati i koalicioni VLEN, Muhamed Elmazi, kanë dëshmuar se politika nuk ndanë, por bashkon, ajo ofron ide, ofron vizion, ofron zgjidhje dhe qytetarët lirshëm mund të vendosin se kujt do t’ia japin besimin për të udhëhequr me komunën. Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, ndonëse rivalë në politikë, dy kandidatët u shfaqen së bashu të buzqeshur, e që në opinion u prit me shumë pozitivitet, duke ngjallur shpresë se Maqedonia e Veriut vërtet e ka vendin në BE.
Megjithatë, dy kandidatët kanë vazhduar me parafushatën, duke takuar banorë nga të gjithë fshatrat që gravitojnë në komunën e Sarajit.
Blerand Ramadani nga AKI, ka dalë me një video në rrjetet sociale, ku premton se nëse zgjedhet kryetar, do të krijojë një model për t’i mbojtur fëmijët nga bullizimi dhe rreziqet online.
BLERAND RAMADANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR SARAJIN
“Andaj ne si komunë, do të krijojmë një model gjithëpërfshirës, në bashkëpunim me imamët, me profesorët, me mësimdhënësit dhe me prindërit, ashtu që ti trajnojmë dhe eduktojmë fëmijët e vegjës, se si ata të mbrohen nga rreziqet dhe bullizimi online. Fëmijë të sigurt për një të ardhme më të sigurtë”.
Ndërkaq, Muhamed Elmazi nga VLEN, thotë se prioriteti kryesor do të jetë sigurimi i ujit të pijshëm për të gjithë banorët e Sarajit.
MUHAMED ELMAZI, KANDIDAT I VLEN-IT PËR SARAJIN
“Prioriteti kryesor:Saraji me ujë të pijshëm, 90 për qindë e banorëve kërkojnë ujë. Nuk guxon që bashkëvendasit e mi të qëndrojnë pa ujë në shekullin XXI !”.
Ndryshe, komuna e Sarajit është një ndër komunat më të mira në qytetin e Shkupit, ku posedon disa bukuri natyrore, si ajo e Matkës, e cila vizitohet nga shumë turistë nga rajoni dhe më gjërë, pastaj gjithashtu posedon edhe Treskës dhe Parkun e Sarajit.
Samir Mustafa /SHENJA/