“Kalërimi drejt dritës”, mban emrin libri I fundit që ka sjellur në dritë ish i përndjekuri politik, Shpëtim Pollozhani. Autori në këtë libërë ka vënë theksin mbi për veprimtarët e panjohur që kanë dhënë kontribut për çështjen kombëtare dhe nuk janë përmenduar asnjëherë. Gjithë këtë ai e ka pasqyruar me përplasjen e dy modeleve: njeriu i sakrificës – vetvetja, i natyrshëm dhe i pastër në aktin e tij sublim dhe njeriu meskin, – i tjetërsuar, hipokrit dhe i ndotë në aktin e tij të përfitimit. Pollozhani gjatë promovimit të këtij libri të mbajtur sot në Tetovë, duke folur mbi tematikën, tha se personazhet e këtij libri kanë dhën maksimumin nga vetja për një ditë më të mirë dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar shpërblim.
“Thelbi I këtij libri janë veprimtarët e panjohur të cilët kanë kryer vepra kombëtare dhe nuk janë përmendur aspak. Ky libër u kushtohet të gjithë atyre që I ërputhen sintagmës, është një portret personazhesh të ndryshëm. Është një peiudhë ku pas formimit të shtetit Jugosllav komunist vazhdojnë vuajtjet, dheimbjet, persekutimet e shqiptarëve”, tha autori i librit, Shpëtim Pollozhani.
Redaktori , Josip Papagjoni, tha se mesazhi që përcjell ky libër, mbi të gjitha është një mesazh lirie, për të parë se toic mënyrë të hapur një shpirt shqiptari vuan por është toic për atë që vuan.
“Unë gjykoj që libri është një mesazh përndritës, ndoshta i përmallshëm për gjithë sakrificat dhe vetëmohimin e njerëzve që kanë luftuar për këtë liri, posaçërisht këtu në hapësirën e shqiptarëve të Maqedonisë, që kanë dhënë gjithçka për këtë liri”, tha redaktori i librit, Josip Papagjoni.
Shpëtim Pollozhani është ish i përndjekur politik, i cili ka qenë disa herë i burgosur dhe i torturuar gjatë regjimit jugosllav. Aktualisht është kryetar i Shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurëve politik shqiptar në Maqedoni.
Teuta Buçi /SHENJA/
“Kalërimi drejt dritës”, libër i Shpëtim… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico