Mesazhi që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini do të bart në Bruksel, nuk do të jetë mesazh shumë i mirë për Maqedoninë. Kështu vlerëson eksperti juridik, Bekim Kadriu. Duke folur mbi vizitën e djeshme të përfaqësues evropiane, Kadriu thotë se nga ShBA dhe nga Bashkimi Evropian gjykuan vendimin negativ, siç e quan ai, të presidentit Ivanov dhe me siguri kjo do të ndikojë në vlerësime negative për Maqedoninë, të paktën në këtë fazë nëse Ivanon nuk vendos ta revokojë vendimin e tij, si alternativë më e mirë.
“Alternativa më e mirë dhe më e padhembshme,është që ai të revokoj vendimin për shkak se është antikushtetues dhe të gjithë e dijnë këtë, pa marrë parasysh se dikush e pranon dhe dikush nuk e pranon, është antikushtetues. Kushtetuta kërkon shumicë parlamentare dhe shumicë parlamentare ka. Kryetari Ivanov nuk është në pozitë, nuk ka mandat, nuk ka kompetenca që të vendos kushte që të përcaktoj se çfar so të përmbaj programi qeveritar ose diçka të ngjashme, nuk ka mandat . Ai vetëm duhet t’i besoj mandatin atij që ka shumicë parlamentare. Kjo situatë ekziston dhe mosdhënia e mandatit është shkelje”, tha juristi Bekim Kadriu.
Kadriu thotë se alternativa e dytë në këtë rast mund të ishte mbledhja e Kuvendit, ku dhe do të mund të zgjidhet Qeveria e re.
“Alternativa e dytë që po ashtu përfolët në Republikën e Maqedonisë, do të ishte sikur Kuvendi të mblidhet vet dhe të vazhdoj seancën konstitutive të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe eventualisht të zgjidhet edhe Qeveria. Jo që ligjërisht nuk mund të bëhet kjo gjë. Mund të bëhet, për shkak se presidenti i shtetit me shkeljen e kushtetutës nuk mund të mbaj peng të gjithë institucionet, themelimin e institucioneve dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë me shkelje të Ksuhtetutës, pra mund të bëhet kjo ligjërisht”, theksoi Kadriu.
Përfaqësuesja e lartë BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, gjatë vizitës së saj në Shkup gjatë ditës së djeshme ka kërkuar nga presidenti Ivanov që të tërheqë vendimin e tij dhe në pajtueshmëri me kushtetutën e vendit, mandatin t’ia ndajë liderit të partisë që ka shumicën parlamentare. Ajo tha se vendimi i Ivanovit është në kundërshtim me vlerat demokratike dhe të NATO-s. Një mesazh të tillë ka përcjellë dje edhe ambasadori amerikan, Xhes Bejli, i cili tha se ShBA është zhgënjyer nga ky vendim dhe ka kërkuar nga Ivanovi që të rishqyrtoj të njëjtin.
Kadriu: Mogerini do të dërgojë mesazhe negative… by tvshenjaofficial

