Ish-drejtori shumëvjeçar i Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksej Duma, lë hapësirë për dyshime në analizat mjekoligjore në rastin “Monstra”, në aksidentin e gazetarit “Nikolla Mlladenov”, në rastin e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale “Kosta Krpaç”, dhe shumë raste të tjera të ndjeshme për opinionin. Në një intervistë për portalin “NOVATV”, Duma thekson se natyra konspirative e këtyre lëndëve që është krijuar në opinionin, mund të shoshitet vetëm me hetime më të thella që u takojnë ekpertëve mjeko-ligjor profesional. Siç thotë Duma, gjithmonë ka një anë të errët të çdo rasti.
“Këto janë punë të ndjeshme, me shumë kurthe, të panjohura.. me çështje të hapura dhe të mbyllura, shumë aspekte të pashqyrtuara mirë dhe nevojë për analiza dhe ballafaqime. Kjo duhet të jetë lëndë e një puneserioze profesionale, ballafaqim i mendimeve profesionale. Gjithmonë pas këndit ka edhe diçka tjetër. Gjithmonë duhet të shikohet edhe ai kënd që nuk është i zbardhur me reflektorët e ngjarjes. Gjithmonë ekziston një kënd i errët”, tha ish drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksej Duma.
Duma vlerëson se këto çështje doemos duhet të rihapen dhe të bëhen hetime bazuar në praktikat e Komisionin Evropian të Forenzikës.
Duke folur për bashkëpunimin prokuror-ekspert mjeko-ligjor, Duma shprehu zhgënjimin nga disa prokurorë që i kanë kërkuar vetëm diagnostifikim të shkurtë për shkaqet e vdekjes së ndonjë personi dhe as nuk janë munduar të kuptojnë rrethanat e tjera dhe problemet me të cilat ai dhe ekipi ballafaqohen derisa të mbështesin konstatimet e tyre me fakte.

