Sot është shënuar viktima e 63-të nga tragjedia e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan. Si pasojë e problemeve me organet e frymëmarjes, të dëmtuara nga zjarri, ka ndëruar jetë këngëtari Vlladimir Bllazhev- Panço, anëtari I grupit muzikor “DNK”, I cili ishte lënduar rëndë në natën e 16 marsit. Panço nga grupi “DNK” është kuruar me muaj, pas tragjedisë, por ka patur lëndime serioze në organet e frymëmarrjes dhe djegie të shumta në trup. Ai ishte i vetmi anëtarë i grupit të famshëm i cili i mbijetojë në atë moment tragjedisë. Nga prokuroria themelore publike kanë njoftuar se trupi i tij është dorëzuar
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“Prokuroria do të lëshojë urdhër për kryerjen e autopsisë së personit për të cilin procedura ishte ndërprerë përkohësisht pikërisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore”.
Lidhur me zjarrin në Koçan Prokuroria ka ngritur akuza për 52 persona fizikë dhe 3 persona juridikë.
Zjarri i tmerrshëm që shpërtheu natën e 16 marsit, mori me vete 62 jetë të reja dhe la të plagosur 200 të tjerë. Tragjedia ndodhi kur shkëndijat nga mjetet piroteknike të përdorura gjatë shfaqjes ndezën tavanin e diskotekës , duke bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi.
Duke shprehur pakënaqësi dhe revoltë për trajtimin e kësaj tragjedie nga institucionet kompetente, familjarët e viktimave dhe të lënduarve kanë mbajtur qindra protesta dhe marshe. Nga marshi i fundit para disa ditëve ata kanë filluar me bllokimin e rrugëve të qytetit në Koçan nga 1 orë në ditë duke kërkuar përshpejtim të procedurave gjyqësore dhe drejtësi për viktimat.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/